Deri në samitin e Londrës, Maqedonia e Veriut do të ketë ambasador edhe përfaqësues ushtarak në NATO

Deri në samitin e NATO-s në Londër, që do të mbahet me datë 3 dhe 4 dhjetor do të jenë të njohur për opinionin emrat e ambasadorit edhe përfaqësuesit ushtarak të Maqedonisë së Veriut në aleancën, njoftoi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sekerinska dhe kreu i diplomacisë Nikolla Dimitro, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut deri në samitin e NATO-s do të ketë përfaqësuesit e saj në aleancë. Misioni jonë është forcuar, si në diplomaci ashtu edhe në mbrojtje. Deri në fund të vitit pritet që të kemi hapësira të reja për misionin tonë” tha Radmila Shekerinska

Ministri Dimitrov pret që ditët në vijim të jetë e kryer puna e përzgjedhjes së ambasadorit të parë për në NATO.

“Do të jetë një person me përvojë edhe peshë politike, i cili do të na përfaqësojë me dinjitet në NATO. Në qoftë se tash 25 vite jemi para derës së NATO-s, do të jetë shumë zhgënjyese në qoftë se faktorët politik të cilët kanë ndikim në përzgjedhjen e emërimit të ambasadorit, nuk do të arrijnë ta bëjnë këtë. Do të jetë një sinjal shumë i keq në qoftë se anëtarësimin e plotfuqishëm e mirëpresim me ushtrues detyre” tha Nikola Dimitrov

Kryeministri Zoran  Zaev do ta drejtorë delegacionin qeveritar, së bashku me ministrat Shekerinska dhe Dimitrov në samitin e NATO-s në Londër, ku do të ulen në të njëjtën tryezë me krerët e shteteve anëtare të Aleancës.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është përgatitur projekt ligj për pranimin e marrëveshjes veri-atlantike në Parlamentin tonë, duke bërë kështu që Maqedonia e Veriut zyrtarisht të jetë anëtare e 30-të e NATO-s. Nga kjo, potencoi Dimitrov se na duhet vetëm një ratifikim edhe atë nga Spanja, që pritet së shpejti të ndodh.

Brenda dhjetë muajsh, protokolli për pranimin e vendit në NATO është ratifikuar nga 28 prej gjithsej 29 shteteve anëtare, në deklaratën përfundimtare të samitit është paraparë që në një paragraf të veçantë të përcaktohet se vendi është i mirëseardhur si anëtar i 30-të.

James Appathurai, ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për çështje politike, së fundmi në një intervistë për Radio Evropën e Lirë tha se në fillim të dhjetorit, kur do të mbahet takimi i krerëve të NATO në Londër, do të jetë e qartë për të gjithë se Maqedonia e Veriut është në prag të anëtarësimit, dhe pritjet e tija janë se në fillim të pranverës Maqedonia e Veriut do të jetë shtet anëtar i Aleancës.

Appathurai potencoi se e vetmja pengesë për këtë, aktualisht janë zgjedhjet dhe formimi i qeverisë së re në Spanjë, shtet ky i cili do të duhet ta ratifikojë protokollin.

Ndryshe, Ministri Dimitrov, para një jave në Bruksel morri pjesë në takimin e shefave të diplomacive të shteteve anëtare të NATO-s, i cili paraqet përgatitjen e fundit para Samitit të Londrës që do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button