Kosovë, kryeprokurori ndërhyn në debatin për përvetësimin e 1.4 milionë eurove

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, ka sqaruar të enjten se së dyshuarës Natali Velija nuk i takon statusi i dëshmitares bashkëpunuese. Me anë të një deklarate dhe duke u thirrur në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, u është përgjigjur akuzave se Prokuroria nuk po dëshiron të bashkëpunojë me gjermanen e cila dyshohet se ka përvetësuar mbi 1.4 milionë euro të buxhetit të Kosovës. 

Në rastin e Natali Velijajt prokuroria ndërkohë dyshon se ajo është kryerësja kryesore dhe se deri tash me asnjë deklaratë nuk ka dhënë të vërtetën. Sipas Prokurorisë provat e mbledhura në terren kanë demantuar në tërësi deklaratat e Natali Velijajt, e cila po mbahet në paraburgim. Ajo ka dhënë dy deklarata deri tash me anë të të cilave ka implikuar zyrtarë të MPB-së në korrupsion, por nuk ka treguar emra për shkak se po kërkon status të dëshmitarit bashkëpunues./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button