Shqipëri, 8 persona në gjendje të rëndë shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se 8 persona janë në gjendje të rëndë, në terapi intensive dhe për 2 prej tyre po shikohet mundësia e trajtimit në një spital më të specializuar në Itali, njofton Ora News.

“8 janë në gjendje të rëndë në terapi intensive. Po vlerësojmë mundësinë që së bashku me partnerët italianë të kenë trajtim më të specializuar në Itali. Është rasti i një djali i cili ka ardhur me traumë të kokës dhe gjymtyrëve, po vlerësohet për tu çuar jashtë dhe një vajzë e cila ka pasur 2 ndërhyrje kirurgjikale po vlerësohen parametrat” informoi sot ministrja Manastirliu nga spitali i traumës ku vizitoi te plagosurit nga tërmeti.

Përndryshe, me qindra tërmete me epiqendër në Shqipëri, kanë shkaktuar viktima në njerëz në Shqipëri. Më i fuqishëm ka qenë ai i orës 4 të mëngjesit së 26 nëntorit, me lartësi prej 6.4 ballë, i cili ka zgjatur 30 sekonda dhe ka qenë i thellë deri në 40 kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button