Dafina “zhvishet” kuqezi

Dafina Zeqiri ka realizuar një set fotografish me karakter “kombëtar” për festën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Këngëtarja së fundi ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku përveç realizimit të disa këngëve, ka realizuar edhe fotografi “me bollëk” me fotografin shqiptar Fadil Berisha.

Dhe, pas rikthimit në Kosovë, ajo ka vendosur të na i zbulojë të bëmat pak nga pak dhe kësaj here befason në versionin “kuqezi”.

Ndryshe nga shumë yje të tjera që janë “veshur” kuqezi, Dafina ka vendosur të “zhvishet kuqezi”, duke pozuar lakuriqe me trup të vizatuar.

Fotografia e Dafinës pushton edhe ballinën e edicionit festiv të revistës “Anabel”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button