Dashuria në kohë krize ka marrë fund?!

Dashuria në kohë krize? Duket se ka marrë fund, pasi femrat tashmë janë të pritura të martohen vetëm me meshkuj të pasur. Dhe ky nuk është vetëm një aludim, por një teori mëse e vërtetueshme edhe përmes faktesh.

Kështu, sipas një studimi të kryer nga Daniel Schneider i Princeton University, dhe publikuar në revistën shkencore “Journal American of Sociology”, tregohet se meshkujve po u shtohet më shumë ankthi nga kriza financiare që ka përfshirë globin, më shumë se femrat, të cilat, ka gjasa që ta zgjidhin këtë problem, pikërisht falë martesave, vetëm me meshkuj që u sigurojnë një të ardhme të sigurt ekonomike.

Teoritë që na kanë mësuar prindërit tanë, për dashuri të pastra dhe martesa të përkryera? Nuk kanë më vend.

Tani ka ardhur koha që t’i dedikohemi  një mashkulli që para se ta duam, t’i shohim më parë nëse ka një makinë luksoze të bukur, një portofol të mirë, aksione në bursë, ose një shtëpi që
vërteton një standard të lartë jetese.

“Kjo do të thotë që njerëzit të tronditur nga vështirësitë financiare, janë më shumë të interesuar për anën monetare sesa qëllimin e vërtetë të martesës”, citon studimi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button