Tetovë, aktivitete kulturore për Ditën e Alfabetit

Në Qendrën e Kulturës, me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip dhe 100-vjetorit të Pavarësisë, do të organizohen brenda ditës së sotme një sërë aktivitetesh kulturore, në bashkërendim me Shoqatën e Pedagogëve Shqiptarë të Maqedonisë, Universitetin Shtetëror të Tetovës, Bibliotekën e qytetit, shoqatave joqeveritare dhe individëve.

Siç bën të ditur drejtori i Qendrës së Kulturës Haki Fazliu, janë paraparë më shumë aktivitete duke filluar me ekspozitën në të cilën do të paraqiten 100 fjalëkryqe nga autori Mensur Mamuti, do të ketë 100 fotografi të rralla që i ka siguruar Biblioteka e Qytetit, ekspozitë kolektive me piktura, grafika, skulptura dhe teknika të tjera. Më tej, në kuadër të bibliotekës së qytetit do të promovohet edhe edicioni special i tre vëllimeve”.

Pjesa tjetër e aktiviteteve do të vazhdojë në sallën e madhe ku Kryetari i Shoqatës së Pedagogëve Shqiptarë të Maqedonisë, Fadil Lushi, do të mbajë një referat kushtuar Kongresit të Manastirit, gjithashtu do të ketë edhe një recital për gjuhën shqipe, do të ndahen mirënjohje për autorët e abetareve në Maqedoni.

Për herë të parë do të jepet edhe kantata kushtuar Kongresit të Manastirit, që realizohet me ndihmë financiare të Ministrisë së Kulturës, interpretohet me forcat tona shqiptare.

Drejtori artistik i Qendrës së Kulturës, Artan Arsllani duke detajuar këtë program theksoi se në pjesën e ekspozitës përveç fjalëkryqeve dhe ekspozitës kolektive të akademikëve, profesorëve dhe studentëve të dalluar të pikturës, do të ekspozohen edhe 100 fotografi të rralla të siguruar nga Biblioteka e Qytetit, ku shumica prej tyre për herë të parë do të paraqiten para publikut shqiptar gjithandej.

“Biblioteka e qytetit në bashkëpunim me Institutin për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës dhe Qendrën për marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime ballkanike në Maqedoni do të promovojnë tre libra kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë”, shtoi Arsllani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button