Maqedonia në ‘shkelma’ në BE

Biljana Vankovska, kolumnë- “Pse Maqedonia nuk mundet të jetë Islanda?”, Nova Makedonija
Ajo që neve në regjion na bëjnë shtypje të hyjmë në BE, edhe “me shkelma” nëse duhet ( si thonë eurofilët), është dëshmi se jemi të dobët dhe jostabil, paraqesim rrezik për vete dhe për ata.Ne jemi mjet i politikës evropiane, e jo politikë e zgjerimit.

Darko Janevski, editorial-“Diktaturë Maqedonase në Islandë”, Dnevnik
Idesë së vërtetë të BE-së nuk i duhen njerëz që nuk kuptojnë se anëtarësimi fitohet me demokraci e cila nënkupton edhe se mundesh të mos duash të jesh anëtar i asaj shoqërie.

Erol Ruzaov, kolumnë- “Zhivko Popovski në kunj”, Utrinski Vesnik
E paramendova profesorin rebel, ashtu të lartë dhe të hollë, elegant dhe me kravatë-flutur, me kapele a la Sherlok Holms mbi kokë, se si e shikon me trishtim kryeveprën e tij në kunj. Duke e djegur QT në sheshin e Shkupit.

Daut Dauti, kolumnë-“ U bë dhe mbeti faktor i paqes dhe stabilitetit”, Dnevnik
Marrëveshja kornizë, sipas të gjitha nishaneve, është më e suksesshme dhe më funksionale se ajo e Dejtonit për Bosnjën. A mendon dikush se duhej të fitojmë marrëveshje Dejtoni që të kënaqen krenitë nacionale, ndërsa do të sigurohej një tërësi me dy entitete territoriale të ndara.

Milko Zhivkoviq, koment- “Deri kurë sporti do të na ndajë në vend se të na bashkojë?”, Nova Makedonija  
Pamarrëparasysh se si do të mbaron rasti Drita, edhe nëse përsëritet loja me Euromilk-un dhe ekipi i Bogovinës të mbetet në ligën e Parë edhe sezonin e ardhshëm, nuk do të ketë fitues, por vetëm humbës. 

Sotir Kostov, kolumnë- “Ankthi i zëvendësuar me trishtim”, Dnevnik
LSDM ka qëndrim të gabueshëm dhe sistem të shtrembëruar politiko-organizues, do të thotë hardver të gabuar, e kulturën politike pothuajse asnjëherë nuk  e kanë pasur të përshtatshme.

Aljosha Simjanovski, kolumnë- “Mediume, neni 4, pjesërisht me re”, Utrinski Vesnik
Zhurnalizmi në botë është në krizë të thellë dhe i paraprijnë transformime, intuitë dhe sens për epokën. Shumë prej profesionalëve tone po tentojnë ti mbyllin sytë para këtij fakti.

E hënë, 17 qershor 2013, numër 58 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button