Fillimvit i mbarë, rritet numri i foshnjave në Dibër

Infermieret në repartin gjinekologjik dhe akusherik pranë Spitalit të përgjithshëm në Dibër, me kënaqësi  të madhe dëshmojnë se numri i foshnjave në periudhën janar- maj, është më i madh duke krahasuar periudhën e kaluar.

Në këtë periudhë kohore në dritën e agimit për herë të parë ka parë 65 foshnje, që është për njëmbëdhjetë herë më shumë sesa vitin që lamë pas.

Nënat –lehona dhe foshnjat e tyre janë në gjendje shumë të mirë që për ne si personel  medicinal është shumë me rëndësi. Shpresojmë që me këtë ritëm do të vazhdojë i gjithë viti, theksuan akusheret Zejnep Shemshi dhe Vjollca Dika.

Në këtë repart në të cilin përveç se nga Komuna e Dibrës dhe Qendra Zhupë, nëna që janë në  lindje  ka edhe nga rajoni i Rekës së poshtme. Vitin që lamë pas lindshmëria arriti deri në 160 foshnje, që është për pesë foshnja më shumë duke krahasuar vitin 2011. 

Mes 160 foshnjave gjate vitit 2011 edhe në këtë vit ku lindshmëria ka arritur deri në 65, prej tyre asnjë foshnje nuk ka lindur nga prindër ortodoks, për dallim nga etnitetet tjera.
Nëse bëjmë një dallim gjatë gjithë viteve që lamë pas, kemi rënie të madhe dhe të dukshme të natalitetit në këtë rajon. Por ajo që duhet të theksohet është fakti se gjatë pesë viteve të fundit nuk ka asnjë vdekshmëri të foshnjave në komunën e Dibrës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button