Skandali në libra: Kosova pjesë e Serbisë, ministria nuk tërheq botimin

Vetëm dy muaj nga fillimi i shkollës vihen re gabimet në tekstet shkollore. Në librin e Qytetarisë të klasës së 8, Kosova paraqitet në hartë si pjesë e Serbisë, transmeton OraNews.

Në lidhje me këtë, Ministria e Arsimit ka ngritur një grup pune për të kuptuar ku qëndron e vërteta.

Pavarësisht këtij skandali, nuk është marrë vendimi i ndalimit të këtij libri. Qytetaria e klasës së tetë mund të blihet në çdo kancelari apo pikë shitje librash.

Një gabim të pafalshëm e konsiderojnë nxënësit dhe qytetarët këtë paraqitje të shteteve në hartë.

“Kosova ka shpallur pavarësinë dhe kjo nuk është e drejtë”

“Nuk është e drejtë, kjo është e pafalshme”

Një gabim të paqëllimshëm e konsideron Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pasaktësinë në hartën e rajonit të Ballkanit, ndërsa përgjegjës kryesorë ka bërë autorët e librit, grafistët redaktorët dhe komisioni që ka aprovuar botimin e këtij libri.

Por pavarësisht kësaj deklarate, në shkollat ku është shpërndarë ky libër mësimi vijon normalisht me këtë libër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button