Çdo e treta ndërmarrje publike e angazhon dikë për t’ia kryer punën

Çdo e treta ndërmarrje publike angazhon firma private të jashtme për të kryer punën e tyre, përkatësisht veprimtarinë për të cilën ata janë themeluar, ka vërtetuar analiza e Institutit për Demokraci “Societas Civilis” Shkup (IDSCS). Ndërkohë, një e treta e tyre, nuk ka asnjë analizë si arsyetohen “prokurimet” e tilla, përkatësisht arsyen që atë shërbim ta jep ndonjë ndërmarrje private, në vend të ndërmarrjes publike e cila është krijuar për atë veprimtari, transmeton Portalb.mk.

Ndërmarrjet publike nuk kanë qenë më të zellshme edhe në arkëtimin dhe pagesën e detyrimeve, tregon studimi i mangësive procedurale në punën e shërbimeve publike që e  ka realizuar IDSCS. Kompanitë, janë vonuar mesatarisht nga 62 ditë për të paguar detyrimet e tyre, ose dy herë sa është afati ligjor 60-ditor. Rekord ka shënuar një ndërmarrje që e ka realizuar pagesën 445 ditë, ose afro 15 muaj, pas afatit ligjor.

“Arsyet për këtë praktikë mund të kërkohen në punën jofitimprurëse të kompanive dhe mungesën e likuiditetit për shlyerje me kohë të detyrimeve” mendojnë analistët.

Akoma më e keqe është arkëtimi i detyrimeve ndaj ndërmarrjeve publike, ashtu që kompanitë mesatarisht i kanë vonuar pagesat nga tre muaj pas afatit. Ndërsa një është paguar, 775 ditë pas afatit ligjor, ose dy vjet e 45 ditë.

“Këto gjetje tregojnë për praktikat afariste që nuk sigurojnë menaxhim të mirë të kompanive. Arkëtimi jo i rregullt i detyrimeve ndikon në likuiditetin dhe rezultatin financiar përfundimtar, gjë që ndikon drejtpërdrejt në performancën, përkatësisht shkaktohet dëm”, thuhet në analizë.

Edhe pse shumica e kompanive janë përgjigjur se kishin procedurë për pagese të detyruar, asnjë prej tyre nuk është përgjigjur se si miratohet vendim për të bërë një pagesë të tillë.

“Kjo mund të tregojë se procedura nuk njihet mirë, prandaj ajo edhe nuk praktikohet shpesh dhe sa duhet, si dhe ka gjasa që procedura të mos jetë e vendosur mirë dhe saktë dhe se mungojnë disa elemente për zbatimin e saj”, mendojnë analistët.

Më shumë se gjysma e shërbimeve janë përgjigjën se ata kishin pasur humbje vitin e fundit, ndërsa gati një e treta kanë punuar me humbje të paktën 3 vjet.

“Nëse këtyre treguesve ia shtojmë raportin e borxheve te 20 ndërmarrje nga numri i njëjtë i  numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve publike, mund të konkludojmë se ato janë një ngarkesë e konsiderueshme për buxhetin qendror dhe buxhetin e qeverisë lokale. Nga ky këndvështrim, praktikat e mbulimit të këtyre humbjeve në këto ndërmarrje duhet të përcaktohen në bazë të të cilave ato mund të përmirësojnë efikasitetin dhe efektivitetin e operacioneve të tyre, megjithëse në disa raste këto janë shërbime publike të ofruara në baza jo-komerciale, përkatësisht shteti duhet të mbulojë dallimin midis çmimit preferencial të shërbimit ose produktit në interes të qytetarëve dhe kostos së ofrimit të tij, përkatësisht krijimit”, thuhet në analizë.

Analistët rekomandojnë të vendosen kufizime buxhetore që, në rast të rezultateve të këqija financiare për kompanitë publike, mund të shkaktojnë ndryshim të strukturës menaxhuese të kompanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button