Zaev për Njujork Tajms: Vetoja franceze më shkatërroi personalisht, psikologjikisht

Kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për Njujorktamjs, e cila është publikuar dje, paralajmëron se ndalimi i zgjerimit të BE-së mund të shkaktojë lëvizje dramatike në tërë rajonin, njofton Portalb.mk.

“Deri në para dy muajve, lideri i nacionalitetit të vogël ballkanik në Maqedoninë e Veriut ka shkuar drejtë, përkrahur nga liderët botërorë, lavdëruar nga njeriu i parë i OKB-së pasi që ofroi pikë të rrallë drite në peizazhin problematik botëror, dhe u gjet në listën e kandidatëve për çmimin Nobel për paqe.

Kryeministri Zaev, e vuri në rrezik karrierën politike dhe ardhmërinë e shtetit në zgjidhjen e kontestit tredekadësh me fqinjët grek për emrin e vendit. Me ndihmën e diplomacisë dhe përkundër pritjeve, ai arriti sukses. Por, duke qëndruar në zyrën e tij në Shkup, e gjithë ajo duket e largët.

“Po thyhem prej brenda”, thotë Zaev për Njujork Tajms.

Gazeta thekson se është pritur që ndryshimi i emrit do t’ia hapë rrugën për afrim të Maqedonisë së Veriut në BE, por muajin e kaluar Franca ka vendosur veto ndaj vendimit, duke kërkuar reforma në procesin. Ajo, sipas Njujork Tajm, e ka destabilizuar qeverinë në Shkup, dhe e rrezikshme është status-kuoja e rajonit ku sundon paqe e paqëndrueshme që nga fundi i luftërave në ish Jugosllavi.

“Ajo më ka shkatërruar personalisht, psikologjikisht, thotë Zaev. Ai në bisedë thotë se është i shqetësuar “jo vetëm për veten dhe për vendin’, por edhe për stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor.

“Nacionalizmi dhe radikalizmi munden përsëri të rriten. Ekziston rrezik nga konflikti në vetë shtetet, por edhe mes shteteve”, ka thënë Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button