Targa që nuk mund të përdoret, vetëm për një arsye

Një gjykatë e Muenster, qytet në veri të Gjermanisë, vendosi që një pronar makine nuk ka të drejtë të ketë për makinën e tij një targë, që i referohet Adolf Hitlerit dhe vitit që ai erdhi në pushtet, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj gjykate, targa e makinës HH 1933, do të binte ndesh me standardet e etikës, sepse mund t’i referohet dukshëm përshëndetjes naziste “Heil Hitler” dhe vitit që Hitleri u bë kancelar.

Bashkia Viersen, në kufi me Holandën, e nxori këtë numër targe me kërkesë të pronarit, por më pas e tërhoqi vendimin e saj.

Si pasojë, pronari i makinës bëri kërkesë në një gjykatë të Duseldorfit, por edhe këtu iu refuzua.

Më pas ai e paraqiti çështjen e tij në një gjykatë më të lartë, në Muenster, e cila mori vendimin e lartpërmendur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button