RMV, specializantët protestuan përpara Ministrisë së Shëndetësisë për rroga më të mëdha

“Edhe ne jemi mjekë”, “barazi”, “ka të mos ketë”, këto janë një pjesë e parullave të specializantëve me kofinancim të cilët protestuan përpara Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Ata kërkojnë transformim të marrëdhënies së punës prej me marrëveshje të caktuar, në marrëveshje të pacaktuar, me çka do të përfshiheshin në rritjet e paralajmëruara të rrogave për punonjësit mjekësor.

Ata janë të revoltuar se askush nuk u garanton se, ashtu siç thonë ata, pas specializimit do t’u garantohet punë. Ata gjithashtu theksojnë se disa prej tyre nuk u paguhen as kujdestaritë dhe harxhimet rrugore.

Gjatë vikendit, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se po formojnë grupe të punës që të gjejnë zgjidhje se si të arrihet deri te ndryshimi i Ligjit dhe të plotësohet kërkesa e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button