Për herë të parë, Genta shfaqet në publik me të dashurin (VIDEO)

Dy ditë më parë një video e Genta Ismajlit dhe një djali misterioz u publikua nga Prive. Në videon që qarkulloi në të gjitha mediat online, Genta dhe djali në fjalë putheshin në buzë, gjë që nuk linte më vend për dyshime, transmeton Revista Class.

Ai është i dashuri që këngëtarja e mban me fanatizëm larg syrit të publikut. Edhe pse Genta preferon të mos e bëjë publike jetën private, është e vështirë kur je një personazh kaq i njohur.

Së fundmi, Prive ka publikuar një tjetër video, ku këngëtarja shfaqet sërish në shoqërinë e të dashurit. Sipas Prive, videoja është bërë në një ambient publik në Zvicër, ku këngëtarja dhe partneri i saj kanë qenë të pranishëm.

Ende nuk dihet asnjë detaj rreth identitetit të djalit, por shpresojmë që Genta “të dorëzohet” dhe të flasë publikisht për lidhjen e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button