Qeveria e RMV-së e komentoi “non pejperin” francez

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka komentuar propozimin e fundit të presidentit francez Emanuel Makron, “non pejperin” në lidhje me politikat e reja për zgjerimin e Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Është shumë me rëndësi që kornizën të cilën e propozon Franca e konfirmon anëtarësimin në BE si qëllim kryesor dhe final në procesin që për ne është kusht i domosdoshëm që të shqyrtohet”, komentoi Qeveria e RMV-së pasi e pranoi “non pejperin” nga qeveria e Francës.

Qeveria e RMV-së e llogarit këtë propozim si një ide shpresëdhënëse në rrugëtimin eurointegrues të vendit, ku theksohet rritja e bashkëpunimit mes shteteve anëtare dhe atyre kandidate.

“Me rëndësi për reformat vendore dhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit është që të sillet vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në që do të mundësojë që të vendosen pjesë nga qasja e re e mundshme për përmirësimin e metodologjisë“, deklarojnë nga Qeveria

Qeveria në kumtesë thekson se duhet të anëtarësohen plotësisht vendet që pandërprerë dhe shpejtë realizojnë reformat.

LEXO: Teksti në formë integrale e “non pejperit” francez për ardhmërinë e zgjerimit të BE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button