Taravarit iu kthyen kompetencat, por ASh-ja mbetet e pakënaqur
Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarit radhë e Aleancës për Shqiptarët (ASh) i janë kthyer kompetencat për emërim dhe shkarkim të drejtorëve të marra nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, por këtë ASh-ja nuk e vlerëson si hap të madh për kthimin e “cilësisë së arsimit në Gostivar”, pasi sipas tyre MASh-i vazhdon me keqpërdorime në arsim, transmeton Portalb.mk.
Si keqpërdorime ata kanë paraqitur:
- punësimin e 17 aktivistëve partiakë në shkollën e mesme teknike,
- largimin nga puna të profesoreshës së historisë, e cila është e punësuar vite me radhë në po të njëjtën shkollë dhe e cila i plotëson të gjitha kushtet ligjore për punë,
- mosrespektimin e vendimeve të kolegjiumeve të shkollave dhe këshillave të po atyre shkollave. nga MASh-i dhe
- emërimin e kryetarit të nëndegës së BDI-së në Çegran si drejtor të shkollës, edhe pse kolegjiumi i shkollës ka propozuar tjetër kë.
Për këtë ASh-ja kërkon nga:
- MASh-i dhe Ministria e Financave, të mbajnë llogari dhe përgjegjësi për punët që i bëjnë në emër të Komunës së Gostivarit.
- Inspektorati Shtetëror i Arsimit ta ushtrojnë detyrën e tyre në bazë të Ligjit dhe jo në bazë të instruksioneve dhe presioneve partiake duke vërtetuar dhe zbuluar të gjitha keqpërdorimet dhe mallverzimet e bëra nëpër shkollat e Komunës së Gostivarit.
- kryeministri i vendit, që të ushtrojë ndikimin e tij si i pari i qeverisë dhe të ndalojë sa më shpejt eksperimentet që bëhen në kurriz të nxënësve shqiptar në Komunën e Gostivarit. Ata nxënës, janë fëmijët tanë. Ata nxënës kanë të drejtën e arsimit kualitativ dhe nuk duhet të shërbejnë për shfryrjen e epsheve dhe interesave partiake të BDI-së.