Mourinho, probleme me bordin e Realit

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho duket se është në probleme të mëdha me bordin e klubit spanjoll, për shkak të mospjesëmarrjes në hapjen e një rezidence të re të akademisë së klubit.

The Sun shkruan se Mourinho është duke e shtyrë veten drejt një largimi nga Real Madridi dhe është duke i shfrytëzuar përçarjet e tij me trajnerët e akademisë së klubit që kanë qenë të mëdha kohëve të fundit.

Vajza e Jose Mourinhos do t’i fillojë studimet vitin e ardhshëm në Angli dhe mediat angleze besojnë se kjo është një arsye më shumë që po e shtyn portugezin drejt një rikthimi në Ligën Premier, te Chelsea apo Manchester United. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button