Prej nesër, vozitësit në RMV janë të detyruar t’i bartin pajisjet dimërore në vetura
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se prej nesër, 15 nëntor 2019 deri më 15 mars 2020, vozitësit e automjeteve në Maqedoninë e Veriut janë të obliguar që gjatë udhëtimit me automjete të posedojnë pajisje dimërore, transmeton Portalb.mk.
Sipas Rregullores, këto pajisje janë të detyruar t’i bartin vozitësit e automjeteve, biçikletave, traktorëve, me qëllim të sigurisë në komunikacion.
Sipas Rregullores, kjo nënkupton vendosje të gomave dimërore, me trashësi të përshkruar në varësi të veturave dhe posedim të zinxhirëve që u përshtaten gomave.