Përmbaruesit po bëjnë kërdi, qytetarët kërkojnë shpëtim!

Nuk shuhet revolti nga puna e përmbaruesve. S’ka një vit që kur në fuqi kanë hyrë ndryshimet ligjore, por ende ka problem serioz për një numër qytetarësh të cilët nuk dalin dot nga vorbulli i borxheve. Të dhënat e fundit për 107.000 llogari të bllokuara, nga të cilat mbi 80.000 janë të personave fizik janë alarm serioz, transmeton DW.

Me ndryshimet ligjore, janë anuluar më shumë shpenzime dhe janë zvogëluar shpërblimet për përmbaruesit, ndërsa për lëndët më të vjetra është anuluar edhe kamata. Megjithatë, kjo sipas personave të cilët kanë njohuri, nuk ka sjell aspak rregull, por as drejtësi siç ka premtuar pushteti:

“Ligji i ri i zgjidh vetëm borxhet e reja, është zvogëluar lista tarifore, por problemi është të anulohet kamata dhe kjo vlen në mënyrë retroaktive edhe për borxhet nga viti 2011 e deri më sot. >Nëse shteti dëshiron, kjo mund të bëhet shumë lehtë me të gjitha ndërmarrjet publike, të shlyhet kamata dhe të shqyrtohet çka është borxh kryesor. Kjo së paku është e lehtë për t’u bërë, sepse ka me mijëra raste absurde për shuma enorme për borxhe minore”, paralajmëron Marijan Ristevski, aktivist civil i organizatës “Stop për përmbaruesit”.

Shlyerje të borxheve të vjetra

Organizatat qytetare kërkojnë nga Qeveria, ndërprerje të arkëtimit të detyruar, auditim për punën e përmbaruesve, noterëve dhe kreditorëve, kthim të punës së përmbaruesve në gjykatat, si dhe përcaktim të borxhit real dhe atij joreal. Këto organizata, në shenjë revolte do të dalin, të shtunën më 09.11. në protestë në qendër të Shkupit prej nga do të përcjellin mesazh paralajmërues që punët duhet të ndryshojnë:

“Ajo që e kërkojnë në mënyrë plotësuese është të shlyhen plotësisht edhe borxhet e vjetra të cilat në pjesën më të madhe janë aktivizuar pasi me vite janë mbajtur në sirtarë të gjykatave dhe nuk janë përpunuar. Kërkojmë edhe përmbaruesit të mos jenë më privatë, por të kthehen të punojnë në gjykatat. Le të punojnë për rrogë, ndërsa parat që i mbledhin të shkojnë në buxhet. Ashtu është në Gjermani, por edhe në shumë vende tjera”, reagon Ristevski.

Organizatat qytetare që moti kanë parashtruar edhe propozim ligj për shlyerje të borxheve të vjetra. Mirëpo i njëjti ka ngecur në parlament. Pushteti e ka mbështetur por vetëm në mënyrë deklarative:

Kemi mbajtur shumë takime me kryeministrin, ministren e drejtësisë, ndërsa këto ditë kemi qenë edhe te presidenti Pendarovski. Secili ka shpreh ka vullnet dhe na përkrahin, por ja, nuk ka asgjë. Ndërsa si premtim parazgjedhor kanë thënë se do ta zgjidhin. Është evidente se në lojë janë para të mëdha dhe interesa. Mirëpo është koha që kësaj t’i jepet fund”, paralajmëron Ristevski.

Gjyqësor në gjumë

Qytetarët reagojnë, kompetentët përsëri taktizojnë. “Dojçe Vele” ka pyetur në institucionet deri ku është procedura dhe si është qëndrimi ndaj kërkesave, por nuk ka marrë përgjigje. Publiku i ekspertëve në anën tjetër konsideron që ekziston hapësirë për korrigjime ligjore. Për një pjesë të tyre, kërkesat janë me vend por dyshonin se janë edhe lehtë të realizueshme:

“Kërkesat janë absolutisht reale dhe të qëndrueshme, ndërsa në fund të fundit edhe të domosdoshme në një gjendje të këtillë afatgjatë dhe ende me aktualitet të lartë të hibernimit të sistemit gjyqësor-prokurorial në vendin tonë i cili, duke u gjend në gjumë të thellë dimëror është “më meritori” për rezultatin dhe konkluzionet nga raporti i ekspertit gjerman Rajnhard Pribe. Në anën tjetër, propozimet konkrete dhe zgjidhjet e mundshme rreth përmbarimit, mendoj që nuk mund të realizohen lehtë dhe shpejtë, duke pasur parasysh sa rigid dhe i brishtë është sistemi jonë i themeluat shoqëroro-politik dhe mungesën e vullnetit të vërtetë politik për reforma thelbësore”, komentoi eksperti i ekonomisë Aleksandar Poposki.

Përmbaruesit të kthehen në gjykatat

Në lidhje me çështjen e organizimit dhe punës së përmbaruesve si entitete private apo si nëpunës shtetëror, të cilët kanë qenë pjesë e sistemit gjyqësor, Poposki sqaron që në botë ekzistojnë zgjidhje të ndryshme, kurse secili vend e aplikon atë model për të cilin konsideron se më së shumti i përshtatet, kuptohet pas analizës së plotë mbi zgjidhjen potenciale. Konkretisht për gjendjet tek ne, ai nuk sheh asgjë të kontestueshme në kërkesën ato të kthehen në suaza të gjyqeve, përkundrazi:

“Në këtë moment, në situata të këtilla shoqërore-politike, me raport të këtillë etik, kulturë të këtillë institucionale dhe kod të sjelljes, konsideroj se përmbaruesit duhet të kthehen në gjykata, me ç’rast të ardhurat/shpërblimet e mëdha aktuale të përmbaruesve do të transferoheshin në buxhetin e shtetit, në vend që këto procese jashtëzakonisht të ndjeshme të realizohen me lista të tyre autoktone tarifore, të cilat sot hasin në vërejtje të mëdha dhe serioze nga ana e organizatave qytetare.

Pikërisht për shkak të këtyre mungesave të veprimtarisë private të përmbarimit, të kombinuara me kornizën e dobët të jurisprudencës dhe institucionale i ka çuar përmbaruesit në situatë ta konsiderojnë pozitën e tyre si mundësi për pasurim të shpejtë personal, duke mos mbajtur llogari nëse të drejtat e dikujt janë shkelur apo edhe janë marrë tërësisht, formuan një rrjet si klane bashkë me pushtetin gjyqësor, me kreditorët dhe prokurorët, ndërsa në anën tjetër, qytetarët të mos kenë qasje të lehtë në drejtësi edhe pas pakënaqësisë afatgjatë dhe daljes së tyre eventuale në protesta. Ose, në kuadër të organizimit të tillë të përmbaruesve, ministria e drejtësi prej nga janë deleguar përmbaruesit, urgjentisht të gjejë zgjidhje ligjore për kontroll më të gjerë dhe më rigoroz mbi punën e përmbaruesve, gjatë kësaj të mos shmanget përgjegjësia dhe faji të mos hidhet në institucione tjera”, konsideron Poposki.

Ajo që është premtuar të plotësohet

Sipas tij, Qeveria duhet të punojë edhe shumë në këtë domen që përfundimisht të vendoset kornizë e fortë juridiko-institucionale, por edhe një herë të bëhet ndryshim thelbësor i ligjit për përmbarim me realizim të plotë të premtimeve të establishmentit por edhe kërkesave të organizatave qytetare:

“Megjithatë gjëja më e rëndësishme – edhe për përmbarimin edhe për tërë shoqërinë, pa vendosur shtet juridik dhe pa sundim të drejtësisë, parregullsitë gjatë përmbarimeve mund të vazhdojnë, kurse problemet dhe pa ligjshmëritë të mbesin të pazgjidhura dhe të pa sanksionuara. Për fat të keq, mund të konstatojmë se përmbaruesit, pushteti gjyqësor, prokuroria dhe kreditorët, janë në lidhje të dyshimta, nga të cilat, në afat të mesëm dhe të gjatë, shteti mund vetëm të pësojë dëm. Mendoj që, nëse pushteti gjyqësor dhe prokuroria funksionojnë në mënyrë efikase që në mënyrë adekuate do t’i sanksionojnë pa ligjshmëritë e përmbaruesve, qytetarët dhe organizatat qytetare aspak nuk do të kishin pasur nevojë të ankohen dhe të organizojnë greva kundër përmbaruesve. Thjeshtë, problemet do të ishin zgjidhur në gjyq. Gjyq i drejtë. Sipas masës së Pribesë”, komenton Poposki.

Edhe pse rregullat e ndryshuara për përmbaruesit kanë hyrë në fuqi para pothuaj dy viteve, prapë se prapë kjo ka ndikuar tepër pak në lidhje me reduktimin e numrit të llogarive të bllokuara bankare. Vitin e kaluar janë miratuar ndryshime të ligjit me të cilat janë zvogëluar shpenzimet në procedurat pranë noterëve dhe përmbaruesve edhe atë për qytetarët më të varfër të cilët nuk mund t’i paguajnë faturat për shpenzime komunale dhe të cilët marrin kredi të vogla konsumatorësh.

Në procedurat para noterëve këta qytetarë janë të çliruar nga taksat gjyqësore dhe nga kompensimi për klauzolë për plotfuqishmëri dhe përmbarim, ndërsa shpërblimi për noteri është 10% e borxhit kryesor, por jo më tepër se 500 denarë. Edhe para dy viteve kishte relaksim të punës së përmbaruesve.

Biznes fitimprurës

Për punën e përmbaruesve dhe vëllimin e saj mjaftueshëm tregon statistika. Për 13 vite ekzistim nga qytetarët dhe firmat kanë inkasuar 1 miliardë e 250 milionë euro. Biznesi i tyre është rritur me kalimin e viteve. Ashtu në vitin e parë, 2006, arkëtimi ka qenë 20 milionë euro, që vitin e kaluar të arrin shumën prej 127 milionë euro. Më fitimprurës ka qenë viti 2017 kur nga qytetarët dhe firmat janë inkasuar 166 milionë euro. Sa prej këtyre parave janë borxh, kurse sa kamata dhe shpenzime administrative, është vështirë të gjejmë të dhënat zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button