Ja se cila është kënga më e re e Adrian Bujupit

I popullarizuar në spektaklin gjerman të zbulimit të talenteve “DSDS”, ku, në sezonin e vitit 2011 pati zënë vendin e tretë, Ardian Bujupi ka vazhduar të jetë aktiv me paraqitjet e tij me disa single.
 
Më 13 nëntor ai do të publikojë singlin më të ri, me titullin “Make You Mine” transmeton albinfo.ch një këngë e përshtatshme për tu dëgjuar në klube, shkruajnë mediet gjermane. Por, a e ka ndërruar Ardiani zhanrin për të cilin ai ka qenë deri më tash i njohur?
 
Bujupi me këngën e tij i bashkohet DJ-së të njohur Andy B.Jones, i cili kthehet në skenë pas një viti pauzë. DJ në fjalë e ka zbuluar zërin e Bujupit dhe e ka pëlqyer, prandaj i ka ofruar këngëtarit të ri që të këndojë këngën e produksionit të tij të ri. Në promon e parë që e ka pasur, kënga “Make You Mine” ka bërë jehonë të madhe.
 
Sipas portaleve gjermane për muzikë të popullarizuar, kënga e tij është një krijim i përshtatshëm për tu dëgjuar në klube dhe ka ritmin e duhur për tu bërë hit. Një video me këngën që do të editohet më 13 nëntor është ende në punim e sipër, shkruan albinfo.
 
Që nga suksesi i tij i arritur në DSDS, Ardian Bujupi ka fituar një numër të madh fansash. Në facebook ai ka tashmë 490.000 të tillë, ndërsa kënga e tij “This Is My Time” ishte klikuar më shumë se 5 milionë herë në Youtube. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button