Allegri: Ndryshimet në formacion s’i bëj nga qejfi

Bosi i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se ndeshja e të shtunës ndaj Chievos është rasti ideal për t’u ngritur në tabelë dhe sqaroi se ai i ndrron shpesh formacionet për shkak të lëndimeve.

“Ndeshja ndaj Chievos është shumë me rëndësi, më me rëndësi se ndaj Genoas, pasi do të ishte shtytje e madhe dhe do të na kthente më pranë vendit të katërt”. 

“Unë nuk e ndryshoj formacionin për qejf, ne bëmë punë të madhe dhe ne zgjedhim lojtarët që janë të gatshëm për lojë. Nëse kam dy lojtarë anësorë si Emanuelson dhe El Shaarawy, është e natyrshme që të ndryshojmë sistemin e lojës”, ka thënë trajneri Rossoner. /telegrafi

 

Lajme të ngjashme

Back to top button