Vetingu në gjyqësorin e RMV-së, Tumanovski: Të nxirren të gjithë me emër dhe mbiemër

Avokati Aleksandar Tumanovski thotë se është e nevojshme që të bëhet vetingu në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut dhe të nxirren të gjithë me emër dhe mbiemër, të mos ketë vlerësime të përgjithshme për tërë gjyqësorin, njofton Portalb.mk.

“Edhe kjo qeveri përpara marrjes së pushtetit ka paralajmëruar rizgjedhje të gjykatësve për shkak të 11 viteve gjyqësor të robëruar, por pasi dëgjuam se miqtë e BE-së nuk e kanë miratuar për shkak të jopupullaritetit të masës për shkatërrim të korrupsionit. Dukshëm është se ata miq nuk e kanë marrë parasysh që ndarësit e drejtësisë janë me mentalitet tjetër, si për shembull, do ta përmendja bastionin e fundit të drejtësisë PSP, të cilëve u ndodhi të bëhen zhgënjimi më i madh, edhe pse të gjithë besuan se ata do ta kthejnë besimin e qytetarëve në gjyqësor. Për atë është e nevojshme që nëpërmjet vetingut të nxirret në pah të gjithë, me emër dhe mbiemër, që të mos jepet fotografi e përgjithshme për gjyqësorin. Në fund, më mirë të kemi më pak ndarës të drejtësisë që janë të ndershëm dhe luftëtarë të drejtësisë, se sa tërësisht padrejtësi të pandershme”, thotë Tumanovski për NOVA TV.

“Vetingu” është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i “vetingut” mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e “vetingut”.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button