Vuçiq foli për takimin e radhës në Ohër për “Shengenin Ballkanik”

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë sot foli për iniciativën më të re “Shengeni Balkanik” gjatë takimit me shefin e BE-së në Serbi, Sem Fabrici, transmeton Portalb.mk.

Vuçiq theksoi se Serbia është e interesuar të vazhdon rrugën evropiane, duke vazhduar me zbatimin e reformave, si dhe me bashkëpunimin rajonal.

Fabrici ka premtuar përkrahje të BE-së për rrugën evropiane të Serbisë.

Te bashkëpunimi rajonal u diskutua për dialogun me Prishtinën dhe vazhdimin e takimeve në fundjavë në Ohër për iniciativën e re, “Shengeni Ballkanik”.

Në këtë takim, sipas tij, do të përcaktohen prioritetet e kësaj iniciative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button