Hekurudha në itinerarin për vitin 2020 parasheh dy trena më pak për pasagjerë

Në vend të rritjes së numrit të trenave për pasagjerë vitin e ardhshëm është e mundur që në vend të qarkullojnë më pak trena për pasagjerë. Sipas Draft-itinerarit ekzistues për vitin 2020, nga 15 dhjetori do të qarkullojnë nga dy trena më pak nga stacioni hekurudhor Shkup. Treni ekspres “Heraklea” në relacion Shkup – Manastir – Shkup është mënjanuar nga itinerari për vitin e ardhshëm. Kjo lidhje me e shpejtë ndërmjet Shkupit dhe Manastirit nuk funksionon nga gushti i vitit 2018, për shkak se një nga trenat e ri kinez është jashtë funksionit, shkruan Meta.mk.

Hekurudhat e RMV-së – Transporti planifikon të anulojë edhe nga një palë trena në relacionin Shkup-Veles-Shkup edhe atë trenin e deritanishëm që vinte nga Shkupi në orën 4:15, përkatësisht nga Velesi drejt kryeqytetit në ora 6:10. Për këtë arsye, do të ndryshohet nisje e trenave tjerë të mëngjesit nga Velesi për në Shkup, që do të ishin nisur në ora 5:03, 5:45, 6:13 dhe 7:26 nga stacioni hekurudhor në Veles. Vitin e ardhshëm ndërmjet këtyre dy qyteteve do të qarkullojnë nga nën palë trena në ditë gjatë gjithë vitit.

Në drejtim të relacioneve tjera në vend edhe në vitin 2020 do të mbeten për të qarkulluar nga dy palë trena në nivel ditor në relacionin Shkup – Gjevgjeli – Shkup, tre palë në relacionin Shkup – Manastir – Shkup, katër palë trena në relacionin Shkup – Kumanovë – Shkup dhe nga një palë trena në ditë ndërmjet Shkupit dhe Koçanit dhe ndërmjet Shkupit dhe Kërçovës.

Në komunikacionin ndërkombëtar hekurudhor, tren të shpejtë do të ketë vetëm në relacionin Shkup – Prishtinë – Shkup edhe atë nga një në ditë. “Helas ekspres” për në Selanik dhe Beograd do të qarkullojë në muajt e verës, në periudhën nga 13/14 qershor deri 20/21 shtator 2020.

Nga Hekurudhat e RMV-së – Transport për “Meta.mk” thonë që në interes të hekurudhës është të lëshojnë në qarkullim më shumë trena për pasagjer. Megjithatë, itinerari i tyre planifikohet në pajtim me numrin e trenave motorik, lokomotivat dhe numrin e vagonëve në dispozicion.

Sa i përket trenit ekspres Shkup–Manastir–Shkup, nga Hekurudhat thonë që sapo të mënjanohen të gjitha pengesat për shkak të të cilave njëri nga trenat kinez përkohësisht nuk është në qarkullim, i njëjti menjëherë do të futet në qarkullim. Për trenin drejt Beogradit dhe Selanikut, drejtoritë hekurudhore fqinjësore “Sërbija voz” dhe “TrainOSE” kanë shprehur qëndrim të pandryshuar negativ në lidhje me qarkullimin e këtij ekspres treni gjatë gjithë vitit.

Nga Hekurudhat e RMV-së Transport theksojnë që ekziston mundësi deri në vitin e ardhshëm të futen trena të ri për udhëtim ndërmjet Shkupit dhe fshatit Beljakovcë në Kumanovë, nëse përfundon ndërtimi i këtij segmenti hekurudhor nga lidhja hekurudhore me Bullgarinë.

– Pasi NP për infrastrukturë hekurudhore do ta lëshojë në përdorim segmentin e përmendur, HRMV-së Transport, në bazë të flotës motorike në dispozicion dhe të kohës së udhëtimeve deri në destinacionet përkatëse, seriozisht do ta shqyrtojë mundësinë për të mbuluar edhe këtë rajon me transport hekurudhor për pasagjerë – theksojnë nga ndërmarrja hekurudhore.

Që gjendja me komunikacionin hekurudhor për udhëtarë nuk është e mirë, javën e kaluar e konfirmoi Enti shtetëror për auditim, që realizoi auditim të llogarisë së Ministrisë për transport dhe lidhje për vitin 2018. Auditorët kanë konstatuar që nga buxheti shtetëror ndahen më pak subvencione për trenat e pasagjerëve përkundër shpenzimeve reale për mirëmbajtje të komunikacionit, të cilat HRMV-Transport i paraqet në nivel vjetor.

Me subvencionim jo të plotë të shpenzimeve në transportin e pasagjerëve, auditorët konstatojnë se vihet në pikëpyetje sigurimi i shërbimit cilësor me interes publik – transport në komunikacionin hekurudhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button