SHBA, vetëvritet truproja i Obamës

Një agjent i shërbimeve sekrete amerikane, i caktuar për sigurinë e presidentit Barack Obama, ka vdekur si pasojë e një akti në dukje vetëvrasës. 

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet ligjore amerikane. Agjenti special Rafael Prieto ishte nën hetim sepse nuk kishte treguar për një lidhje romantike me një shtetase të huaj. 

Agjencia deklaroi se është në zi për humbjen e një kolegu me vlera. Sjellja e agjentëve të saj ka qenë nën mbikëqyrje që nga skandali i prostitucionit në Kolumbi, më herët gjatë vitit. 

Një numër i madh agjentësh u shkarkuan pas dyshimeve se kishin shkuar me prostituta kur ndodheshin në Kartagjenë prillin e kaluar për të përgatitur vizitën e presidentit Obama për samitin e Amerikave. 

Agjentëve u kërkohet që të informojnë shërbimet sekrete për çdo marrëdhënie me shtetas të huaj për t’u siguruar se këta të fundit nuk përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare. 

Rafael Prieto, bashkëshort dhe baba, kishte pranuar para hetuesve se kishte pasur një lidhje afatgjatë me një grua nga Meksika, kanë thënë burime të rezervuara për “Associated Press”. 

Marrëdhënia e tij u zbulua nga një agjent i përfshirë në skandalin e Kartagjenës, i cili ishte i shqetësuar se shërbimet sekrete nuk po përfarocinin sa duhet rregullat e tyre. 

Aktualisht nuk mendohet se Prieto ka kompromentuar sigurinë kombëtare me marrëdhënien e tij, por ai ka shkelur rregullat administrative të agjencisë.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button