Ujë i turbullt rrjedh nga çezmat e Struganëve

Një pjesë e banorëve të qytetit Strugës, ankohen se prej disa ditësh në rubinetet e tyre rrjedh uji i turbullt,ata thonë se kjo situatë përsëritet kohë pas kohe, sidomos në periudha kur ka shira. 

Ndërkohë, në lidhje me këtë shqetësim nga “Proaqua’’ thonë  se qytetarët nuk duhet të alarmohen për këtë fakt, sepse sipas tyre janë bërë të gjitha matjet dhe analizat të cilat kanë treguar se uji është i pastër  dhe i pijshëm. 

Ndërsa, në lidhje me ujin e turbull nga aty thonë se Struga, furnizohet me uji burimi dhe herë pas here si pasoj e shirave dhe lëkundjeve të tokës ndodh që uji të turbullohet,por sigurojnë se për momentin uji është i pastër dhe plotëson standardet higjeniko-sanitare. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button