Zjarri kaplon një shtëpi në Tetovë, lëndohet zjarrfikësi

Në një zjarr që kaploi një shtëpi në fshatin Pallçishtë të Poshtme në Tetovë ka bërë që zjarrfikësi të përfundojë me djegie trupore.

Sipas policisë, dje rreth orës 17.30 zjarri ka rënë në shtëpinë e 61 vjeçarit S.Z. dhe gjatë tentimit për ta shuar atë, zjarrfikësi Z.H. ka marrë lëndime të rënda në trup. Ai menjëherë është dërguar në Qendrën e urgjencës në Shkup./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button