Në këtë vend, 1 në 5 persona nuk i lajnë duart pasi dalin nga tualeti
Ti e di, janë disa gjëra që kur ishe fëmijë, të janë futur në psikën tënde dhe vazhdon t’i bësh edhe sot! Si për shembull larja e dhëmbëve përpara gjumit apo larja e duarve, transmeton Revista Class.
Në fakt, larja e duarve pasi shkoni në tualet është një lloj zakoni që nëse nuk bëhet gjithmonë, shkakton sëmundje. Ama, paska një vend në botë ku njerëzit janë tërësisht të shkujdesur në këtë drejtim dhe nuk bëjnë as këtë që konsiderohet si akti themelor i higjienës: larjen e duarve pas daljes nga tualeti. Sipas studimit të ri të Këshillit të Informacionit për Sigurinë dhe Ushqimit, ai përcaktoi se në Australi një në pesë veta nuk i lajnë duart pasi përfundojnë ushqimin apo pasi dalin nga tualeti.
“Rruga fekale-orale është shkaku numër një i përhapjes së sëmundjeve”, tha Dr. Ginni Mansberg për Weekend Sunrise.
“Larja mirë e duarve, përdorimi i ujit të rrjedhshëm, sapunit dhe tharjes së duarve plotësisht është një mesazh themelor shëndetësor publik që njerëzit duket se po e harrojnë”, shpjegon Lydia Buchtmann, nga Këshilli i Informacionit për Sigurinë e Ushqimit. Kjo sjellje mund të kontribuojë në vlerën e 4.1 milion rasteve të helmimit nga ushqimi çdo vit, për të mos përmendur përhapjen e infeksioneve virale siç janë ftohja, gripi dhe norovirusi.
Si duhet t’i lani duart sipas ekspertëve?
Duart lajini mrië me sapun për të paktën 20 sekonda, edhe mes gishtërinjve dhe poshtë thonjve tuaj! Shpëlajeni mirë me ujë të rrjedhshëm për të hequr çdo papastërti. Thajini plotësisht me një peshqir të pastër për të paktën 20 sekonda. Prekja e sipërfaqeve me duart e lagura rrit shanset që të merrni mikrobe nga këto ambiente. Nëse nuk keni ujë të rrjedhshëm në dispozicion, përdorni një xhel alkooli.