Rita Ora, kuq e zi në showin e David Letterman (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka shkëlqyer në showin e famshëm amerikan të David Letterman (Late Show) në rrjetin CBS. Është veshur kuq e zi dhe ka performuar live hitin e saj të dytë “R.I.P” në bashkëpunim me Tinie Tempah.

David Letterman e ka prezantuar Ritën, si një këngëtare nga Kosova që jeton në Londër dhe duke ia mbajtur sakon e kuqe në njërën dorë dhe albumin e Ritës në tjetrën, i është falënderuar për një performance të shkëlqyeshme dhe e ka ftuar të jetë sërish mysafire e tij.

Suksesi i Rita Orës në Amerikë dhe Australi është në rritje e sipër dhe me siguri, shfaqjet si kjo, në një show që ndiqet nga miliona shikues, do t’i ndihmoj edhe më shumë karrierës së këngëtares. Nuk ka qenë e lumtur që koncerti i saj në New York i është anuluar për shkak të uraganit “Sandy”, por mësohet se ajo do të kthehet prapë në koncertin e planifikuar për 17 dhjetor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button