Maqedonia drejt BE-së, shans apo sfidë?

“Shans apo sfidë”, me konferencën për Raportin e KE dhe përparimin e Maqedonisë në eurointegrime, fillon shënimi i 20 vjetorit të Fondacionit Shoqëri e Hapur.

Në këtë konferencë morrën pjesë figura të ndryshme nga skena politike dhe intelektuale në Maqedoni.

Antonio Milloshovski, kryetar i komisionit kuvendor për politikë të jashtme sqaroi se në Bullgari, Maqedonia ka qenë temë e ndjeshme, dhe se kemi qenë në kufinj të ndryshëm gjatë luftës së ftohtë.

“Në drejtim të kësaj situate të bashkëveprimit ose gjëra që mund të jenë afrim i popujve maqedonas dhe bullgar, mendoj se veprimet e tilla duhet të vinë nga baza drejt kreut, dhe normalisht të jenë politikisht produktive” – tha Milloshovski.
Për atë se a mundet që Maqedonia të merr vendim për fillim të negociatave me BE-në, Milloshovski theksoi se mund të mirret vendim i kushtëzuar, në një afat provë prej gjashtë muajsh.

Sipas tij deri në dhjetor duhet të lobohet fuqishëm, të fqinjët, te KE, por duhet të shfrytëzohen edhe dy dokumentet ndërkombëtare, Raporti i KE dhe sidomos aktvendimi i Gjykatës Ndërkombëtare në Hag.

Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit nacional për eurointegrime përsëriti se vendimi i BE-së për fillim të negociatave do të ndodh në kohën shtesë të ndeshjes.
Kjo sipas saj do të thotë se gjysma e vendimit mund të sillet në dhjetor, ndërsa vendimi “D” në qershor.

Sheqerinska potencon disa mangësi të vendit në rrugën drejt BE-së.

“Si shtet duam maratonën ta kalojmë në 110 metra me pengesa, nëse kështu zhvillojmë maratonën nuk do të arrijmë në cak. Ka shumë pauza, ndërsa sprintet të cilat i bëjmë kohë pas kohe nuk do të na shpëtojnë” – tha ajo.

Sheqerinska tha se askush deri tani nuk ka diskutuar për pesë kapitujt në të cilat shkruhet se Maqedonia ka përparim të vogël.

“Duhet të mbahet tempoja e reformave dhe duhet të përforcohen marrëdhëniet ndëretnike. Ky proces duhet të ndihmon që të zgjidhen problemet. Për ne nuk është sfidë, por një shans i madh kjo qe duhet të bëhet, të gjithë duhet të kenë shans të shprehen dhe të japin kontributin e tyre” – tha Robert Lidëll, shef i repartit politik pranë misionit të BE-së.

 “Konferenca e sotme është me rëndësi thelbësore dhe simbolike, me të shënohet 20 vjetori i ekzistimit të Fondacionit Shoqëri e Hapur, por edhe 10 vite nga ekzistimi i Qendrës për arsim evropian, partner i përkushtuar për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Ne e përcjellim interesin e Republikës së Maqedonisë” – tha Vlladimit Millçin, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Shoqëri e Hapur./Portalb/

  

Lajme të ngjashme

Back to top button