Ndotja e ajrit në RMV, ministri Nuredini nuk u dha përgjigje konkrete gazetarëve(VIDEO)
Megjithëse grimcat helmuese në ajër kanë shënuar rritje, sërish, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot nuk është ndalur të japë përgjigje pyetjeve të gazetarëve për këtë çështje, transmeton Portalb.mk.
Pas insistimit të gjatë të gazetarëve, Nuredini ka dhënë përgjigje, por jo konkrete se çfarë është duke ndërmarrë shteti për ta ulur ndotjen e ajrit.
“Bëj thirrje për durim, ky është problem kompleks. Të gjitha resurset janë drejtuar drejt parandalimit ndotësve, veçanërisht në moslejimin e zjarreve. Punojmë edhe në verifikimin e lejeve të fabrikave. E dini se gazifikimi është masë afatgjate në të cilën punojë dhe me të cilën do të ulet ndotja”, tha Nuredini në anglisht.
Megjithatë, ishin të shumtë gazetarët që kishin shkuar në ngjarje për të parashtruar pyetjet.
Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dhënë urdhër për mobilizimin urgjent të të gjitha inspektorateve kompetente shtetërore dhe lokale për të siguruar mbulimin 24 orësh në terren, zbatimin e kontrolleve emergjente për korrektësinë dhe funksionimin e filtrave në objektet industriale si dhe inspektimin e zbatimit të protokollit të kontrollit të pluhurit nga ndërtimi, sidomos në rrugët dhe ndërhyrjet e tjera të mëdha të infrastrukturës nga inspektorët e ndërtimit.