Kryeparlamentari Evropian, David Sasoli me të rinjtë e filloi vizitën zyrtare të parë në RMV (VIDEO)

Kryetari i Parlamentit Evropian (PE), David Sasoli e ka filluar vizitën e parë të tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë e hapjes së “Shtëpisë Evropiane” (Jurop Haus – Europe House) në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ceremoninë e hapjes nisi euroambasadori, Samuel Zhbogar.

Që të dy janë duke realizuar debat me të rinj nga Berova, Qendra Zhupa, Demir Hisari, Kavadari, Koçani, Shkupi, Struga, Strumica, Tetova, Valandova dhe Vinica.

“Jurop Haus” do të funksionojë si platformë e cila do të jetë e hapur për të gjithë të rinjtë, nga të gjitha sferat e jetës, me qëllim të lidhjes me personat dhe mundësitë tjera, si dhe të shkëmbejnë ide për zhvillimin e potencialit.

Para nisjes për në Shkup, në videon e publikuar në faqen zyrtare të tij në rrjetin social “Tuiter” (Twitter), Sasoli ka kërkuar nga të rinjtë që të mos heqin dorë nga e ardhmëria evropiane.

“Sot jam duke udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut dhe unë kam një kërkesë, veçanërisht deri te të rinjtë e shtetit: Mos hiqni dorë nga e ardhmëria evropiane. Ju i përkisni familjes sonë. Parlamenti Evropian qëndron me ju”, shkroi Sasoli, transmeton Portalb.mk.


Sasoli do të takohet edhe me presidentin RMV-së, Stevo Pendarovski, me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Po ashtu, ai do të ketë takim edhe me kryetarët e partive politike. Njëkohësisht, pritet të mbajë fjalimin edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA para vizitës në Shkup, Sasoli thotë se bllokada e bisedimeve në BE sensibilizoi opinionin evropian për rëndësinë e kësaj çështje.

Ai konsideron se vetoja franceze në samitin e fundit është vetëm një pengesë e vogël në rrugë që do të tejkalohet në muajt e ardhshëm.

“Vendosa të vizitoj së pari Maqedoninë Veriore, e cila është jashtë BE-së, dhe më pas do të shkoj në Shqipëri. Kjo sepse besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u bërë anëtare të BE-së dhe mendoj se duhet ta pranojmë dhe t’i ndihmojmë ata në rrugën e suksesit. Ne nuk do të heqim dorë”, tha Sasoli.

Sasoli ka thënë se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm, ashtu si edhe Samiti i BE-së në Kroaci, i cili merr përsipër presidencën e Unionit.

LEXO: Kryetari i Parlamentit Evropian, Sasoli: Perspektiva BE e Maqedonisë së Veriut mbetet gjallë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button