Zërat misterioz dëgjohen përsëri në Prishtinë (VIDEO)

Mëngjesin e të martës, më 21 shkurt të këtij viti, rreth orës 2:30-3:00 të mëngjesit, në rajonin e Prishtinës janë dëgjuar zëra të çuditshëm të cilët dhe janë regjistruar nga shumë njerëz. Disa prej tyre edhe mund të jenë frikësuar. E njëjta ka ndodhur edhe mbrëmë.
Në fakt, ajo që ndodhi më herët ishte vetëm një përplasje e energjive të larta elektromagnetike, që në shkencën e zërit njihet si gravitacion akustik.

Së fundmi pas shfaqjes së këtyre zërave anë e mbanë botës janë përhapur dhe teoritë konspirative se po afrohet apokalipsi apo fundi i botës.

Pohime të tilla ka pasur edhe më herët, në shumë vise të botës, por më vonë janë kuptuar vetëm si prishje qetësie nga individë të papërgjegjshëm.

Sipas disa hipotezave, thuhet se këto janë pasojat e teknologjisë HAARP, të cilës ia atribuojnë të gjitha “meritat” kohët e fundit: prej tërmeteve, tornadove, e deri tek zhurmat e pazakonta dhe ngrohjen globale.

Një sqarim tjetër është se këto janë aktivitete të jashtëtokësorëve pasi në disa raste janë vërejtur edhe UFO në qiell. Ka edhe prej atyre që besojnë se e tërë kjo është pasojë e ndryshimit të fushës magnetike të tokës. Më poshtë ua paraqesim videon e mëparshme  dhe videon e cila u incizua mbrëmë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button