VMRO kërkon kufizimin e fjalës, BDI i quan diktatorë

Me hapjen e diskutimit për Propozim Ligjin për branitellat në procedurë të shkurtuar, përfaqësuesi i autorizuar i VMRO-së, Vele Gjeorgjievski, kërkoi kufizimin e fjalimeve dhe kufizime tjera me qëllim të parandalimit të obstruksioneve dhe shkurtimit të diskutimit mbi 15.000 amendamentet e BDI-së.

“Sipas nenit 86 alineja 1 deputeti anëtarë respektivisht zv anëtarë i komisionit, mund të merr fjalën vetëm një herë rreth një amendamenti, në kohëzgjatje prej 10 minutash. Derisa përfaqësuesi i autorizuar mund të flas njëherë rreth të njëjtit amendament në kohëzgjatje prej 15 minutave” – tha Gjeorgjievski.

Nga VMRO-ja kërkuan gjithashtu që deputeti të mos mund ti replikojë bashkëpartiakut dhe replika të mos zgjas më shumë se 3 minuta derisa kundër replika jo më shumë se 1 minutë.

Në fillim të seancës gjithashtu  u kërkua që pauzë ose ndërprerje të seancës mund të kërkohet vetëm njëherë gjatë ditës.

Pas këtyre kërkesave të VMRO-DPMNE-së, nga BDI përmes procedurales kërkuan një orë pauzë për ti shqyrtuar kërkesat e VMRO-DPMNE-së. Pas pauzës, deputetët e BDI-së dhe anëtarët e Komisionit për punë dhe politikë sociale, Nexhati Jakupi dhe Arben Labënishta i cilësuan këto kërkesa si kërkesa diktatoriale, me të cilat VMRO po tenton të pengon lirinë e shprehjes të deputetëve.

Debati për sjelljen e Rregullores së re për punën e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale po vazhdon dhe duhet të rezulton me votim./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button