Messi: Ronaldo një lojtar i shkëlqyer

Në një intervistë të gjatë për Mundo Deportivon, Lionel Messi citohet me këto fjalë:

“Vilanovën e njoh prej shumë kohësh dhe u ndjeva shumë i lumtur kur ai u zgjodh si pasuesi i Guadiolës.

Maradona? Për mua është unik i papërsëritshëm. Ndihem shumë mirë pasi kam edhe një marrëdhënie personale shumë të bukur me Kampionin.

Real Madrid? Kundër tyre është gjthnjë një sfidë speciale, pasi janë një ndër skuadrat më të mira në botë.

Mourinho? Një teknik i madh, i shkëlqyer!

Ronaldo? Një lojtar i madh dhe i shkëlqyer. Nuk e njoh nga afër por si futbollist është një ndër më të mirët në botë.


Pepe? Një mbrojtës i madh.

Dhe në fund Barcelona? Mund të them se ajo është shtëpia ime dhe Camp Nou është stadiumi më i bukur në botë”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button