Zyrtare: PDSH mbështet kandidatin e BDI-së për Kërçovën

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi ka mbështetur në mënyrë publike kandidatin e BDI-së për komunën e Kërçovës duke u shprehur që është i gatshëm ai dhe partia e tij ta mbështesin kandidatin e BDI-së në këtë komunë vetëm për të parandaluar që maqedonasit ta fitojnë edhe njëherë komunën e Kërçovës.

“Në këtë komunë do të ketë një ballafaqim nacional mes kandidaturave ,aqedonase dhe shqiptare, prandaj dhe PDSH-ja sonte mori qëndrim formal që ne do ta mbështesim kandidatin e BDI-së për kryetar komune të Komunës së bashkuar të Kërçovës pa asnjë kusht. Unë isha këtu prezent që tju apleoj anëtarëve dhe simpatizantëve që gjithë duhet të japin maksimumin që mos lejojnë të fitojë kandidati maqedonas. Besoj që BDI-ja do të jetë shumë e kujdesshmë kësaj herë më votat e këshilltarëve të PDSH-së në këtë komunë dhe unë kam shpresë të mëdhaja që votat e këshilltarëve tonë do të jenë më mijëra kuptohet nëse BDI-ja do të jetë korrekte në këtë vendim”, ka përfunduar Thaçi.

Bartësi i listës së këshilltarëve të PDSH-së për këtë komunë është Hamit Sadiku.Një qëndrim i tillë i partisë shqiptare do të jetë një mesazh i fortë për të motivuar qytetarët e Republikës së Maqedonisë e sidomos ata të diasporës që të angazhohen dhe të dalin në vendvotime ditën e zgjedhjeve./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button