Gjoba nga 50 euro deri 120 euro për trotinetët nëse nuk respektojnë këto rregulla

Qytetarët të cilët përdorin trotinete elektrike nuk do të lejohen të lëvizin nëpër rrugë dhe bulevarde, por vetëm në shtigjet e biçikletave. Në vendet ku nuk ka shtigje për biçikleta, lejohet përdorimi i trotuareve. Kjo parashihet me ndryshimet në ligjin për sigurinë në komunikacion që kaluan dje në seancë qeveritare, transmeton SDK.

Shpejtësia maksimale e lejuar gjatë lëvizjes nëpër shtigjet e biçikletave është 25 kilometra në orë, ndërsa në trotuar vetëm 6 kilometra në orë. Për siguri më të madhe, qytetarët të cilët drejtojnë trotinet natën duhet të mbajnë jelekë jeshilë fluoreshent, për të qenë të dukshëm për këmbësorët dhe pjesëmarrësit në komunikacion. Me ndryshimet në ligj gjithashtu parashihet edhe mosha për të drejtuar trotinet, përkatësisht persona nën moshën 14 vjeç nuk guxojnë të drejtojnë trotinete elektrike.

“Në vitin e fundit, gjithnjë e më shumë qytetarë po përdorin trotinete si mjet transporti dhe për qëllime të sigurisë më të madhe, me ndryshimet në ligj janë paraparë dispozita edhe për trotinetet”, thonë nga Ministria për punë të brendshme.

Gjoba nëse nuk mbahet jelek është 50 euro, 80 euro për ngasje në rrugë, ndërsa nëse vozitni me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar gjoba është 120 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button