Zaevi pret që hetimi të tregojë ku është vrasësi i Neshkovskit

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev deklaroi se pret që hetimi të tregojë ku është Igor Spasovi, i cili është i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit, për të cilin Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur fletarrest, transmeton Portalb.mk.

“Pres që hetimi të tregojë ku është njeriu. Institucionet veprojnë në pajtim me ligjin, gjithsesi edhe në pjesën e të drejtës cilitdo të burgosur apo njeri i cili e kryen dënimin e tij – të drejtën për fundjavë dhe të drejtën për pushim.  Është vepruar në pajtim me të gjitha procedurat. Besoj se hetimi shumë shpejt do të bohet i ditur se çfarë ndodh gjegjësisht ku është z. Spasov”, deklaroi Zaevi pas vizitës në katin e rinovuar të Klinikës për Gastroenterohepatologji në Qendrën klinike “Nëna Terezë” në Shkup.

Përndryshe, fletarresti u shpall pasi ka më shumë se një javë që vrasësi i Martin Neshkovskit, Igor Spasov nuk është në Burgun e Idrizovës dhe nuk ka gjurmë prej tij. Ai nuk është kthyer fare në burg, pasi i ka mbaruar ndërprerja me kusht e dënimit

Përndryshe, Spasovi është dënuar me aktvendim të fuqishëm me dënim prej 14 vjet burg për vrasjen e Martin Neshkovskit. Vrasja ka ndodhur gjatë festimit të VMRO-DPMNE-së në zgjedhje parlamentare. Spasovi prapa grilave u dërgua në qershor të vitit 2011.

“Bomba” 29: Kur policia vret dhe hesht! (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button