Nikoliq e ka të gatshme zgjidhjen për Kosovën!

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq thotë se pushteti e ka të përgatitur zgjidhjen për Kosovën dhe pret që Serbia ta marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE deri në fund të vitit duke vlerësuar se në këtë pikëpamje nuk është e paketuar çdo gjë në dëm dhe në fatkeqësi të Serbisë

Ai për RTS ka thënë se në takimin kreut shtetëror serbe është arritur shkalë e lartë pajtueshmëri për platformën për Kosovën duke njoftuar se për këtë dokument do të deklarohet edhe Kuvendi i Serbisë.

I pyetur a është hapësira manovruese në të cilën do të arrihej zgjidhja me të cilën do të ishin të dy palët të kënaqura, ai ka thënë se ajo është mjaft e ngushtë. “Këtë e shohin qytetarët, por në këtë hapësirë Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht ndaj së cilës shumë kush sillet me dyfytyrësi. Ku fal në OKB unë atje flas edhe si kryetar i Kosovës,e jashtë saj dhe kur dal nga salla ndryshojnë qëndrimet”, ka thënë Nikoliq.

“Si kryetar i Serbisë është e sigurt se kurrë nuk do të flas në Prishtinë, por duhet kërkuar  zgjidhje. Unë nuk kam rënë nga qielli, ky problem këtu është me vite, edhe duhet gjetur zgjidhje e për këtë mendoj se jemi në rrugë të mirë të bindim fuqitë e mëdha të cilat këtë problem në një mënyrë e kanë lëshuar nga duart. Tani e kemi zgjidhjet të përgatitur, është e pakuptimtë të flitet për telekomunikacionin kur nuk e dini nëse e rregulloni ju atë pavarësi Kosove ose jetën në Kosovë”, ka thënë Nikoliq duke vlerësuar se nuk është çdo gjë e paketuar në dëm dhe në fatkeqësi të Serbisë “.

Ai ka thënë se edhe para dëshirës për që Kosova të bëhet shtet ekziston një mur që quhet KB dhe se për fat ka anëtare të KS të KB-së për shkak të të cilave bien në ujë të gjitha, siç ka thënë ai, konstruksionet e institucioneve shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button