Libi, Asambleja miraton qeverinë e re

Asambleja Kombëtare e Libisë ka miratuar listën e re të ministrave të propozuar nga kryeministri Ali Zeidan. 

Në të përfshihen edhe përfaqësues nga partitë liberale dhe islamike. Zeidan kishte paraqitur emrat e 30 anëtarëve ditën e martë, por miratimi u shty, pasi disa qindra protestues hynë në ndërtesë. 

Ali Zeidan është kryeministri i dytë prej zgjedhjes së Asamblesë në muajin korrik. 

Paraardhësi i tij, Mustafa Abushagar u shkarkua javë më parë, pasi lista për kabinetin e tij u kundërshtua nga Asambleja Kombëtare.

Zhvillimet në vend pasojnë rënien e diktatorit veteran të Libisë, Muammar Gadaffi, vitin e kaluar./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button