Takimi Konte – Zaev: Italia do të jetë përherë krahu i RMV-së dhe Shqipërisë (FOTO)
Sot, në Romë të Italisë u realizua takimi ndërmjet kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe homologut të tij nga Italia, Xhuzepe Konte, ku u deklarua se Italia do të jetë përherë krahu i RMV-së dhe Shqipërisë në rrugëtimin evropian, transmeton Portalb.mk.
Në lidhje me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Konte edhe njëherë ka shprehur rezervë për ta kuptuar të njëjtin.
“E vështirë të kuptoj këtë vendim. Integrimi i vendeve të Ballkanit është një përgjegjësi për BE nga e cila nuk mund të tërhiqet. Mbledhja e Këshillit Evropian në muajin nëntor është një mundësi për të reflektuar mbi këtë vendim të nevojshme e të mundshëm. Italia do të jetë përherë në krah të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Konte.
Konte më tej ka deklaruar, se nuk do të lejojë që populli i RMV-së të ndihet i pasigurt.
“Zoran, dua që popullit tuaj ti them se nuk do të lejojë të ndihet i pasigurt. Bëhet fjalë për gabim historik, të cilin duhet ta përmirësojmë”, tha Konte.
Nga ana tjetër, kryeministri Zaev ka deklaruar se takimi i sotshëm ishte vërtetim se Evropa është shtëpia jonë.
“I udhqejmë dhe zhvillojmë raportet miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe popujve tanë, duke vërtetuar se Evropa është shtëpia jonë e përbashkët”, tha Zaevi.
Konte, llogaritet ndër mbështetësit më të fuqishëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për nisjen e negociatave për anëtarësimin e këtyre shteteve në BE
Kryeministri Conte është shprehur se në nëntor duhet të vendoset për nisjen e negociatave për anëtarësimin e këtyre dy shteteve.
LEXO: Kryeministri italian: Bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë në nëntor