Kumanova kërkon nga Ministria e Shëndetësisë ta gazifikojë spitalin që ndot jashtëzakonisht shumë

Komuna Kumanovë kërkon nga Ministria për shëndetësi ta gazifikojë Spitalin e përgjithshëm Kumanovë, i cili ka sistem për ngrohje me mazut dhe ishte shkak për ndotje jashtëzakonisht të madhe të ajrit në Kumanovë këtë fundjavë. Spitali ka përgatitur projekt për gazifikim para dy viteve dhe për realizimin e tij nevojiten 200.000 euro, ndërsa institucioni nuk ka mënyrë për t’i siguruar vet, prandaj pret ndihmë nga pushteti qendror dhe lokal, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i komunës Kumanovë, Maksim Dimitrievski, thekson që ata janë të përgatitur nëpërmjet NP “Kumanovo-gaz”, të bëjnë lidhje të spitalit në rrjetin e gazsjellësit, por që tërë procesin e frenon Ministria për shëndetësi, që nuk ka siguruar mjete financiare që spitali të instalojë sistem të ri për ngrohje me gaz.

Ministri për shëndetësi, Venko Filipçe që nga nëntori i vitit të kaluar deklaroi se Spitali i Kumanovës është prioritet dhe me buxhetin e ri në vitin 2019 për të do të ndahen mjete nga një fond i posaçëm për gazifikim, për shkak të rëndësisë së spitalit nga aspekti ekologjik dhe ekonomik.

“Gazsjellësi në Kumanovë veç më ka mbërritur deri në spital dhe ai është projekti që më së shpejti mund të realizohet në tërë shtetin. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e gazifikimit, si në lidhje me ndotjen ashtu edhe në aspektin ekonomik të punës së spitalit në Kumanovë”, – deklaroi ministri Filipçe, gjatë vizitës së atëhershme të spitalit.

Kemi dërguar pyetje deri te Ministria për shëndetësi para një muaji, përse nuk janë ndarë para për gazifikim të Spitalit të Kumanovës, por nuk kemi përgjigje.

Në nivel vjetor për ngrohjet spitalit shpenzohen rreth 50.000 euro, për shkak se ngrohet sipërfaqe prej 4.500 metra katror në më tepër objekte. Investimi do të kthehej për 4 vite, ndërsa përfitimet tjera do të jenë të shumëfishta dhe gjithëpërfshirëse.

Tani mbesin problemet e sistemit të vjetor për ngrohje, për shkak se një pjesë e madhe e energjisë termale nuk përdoret, ashtu që hapësirat ngrohen me kaloriferë apo kondicionerë, që krijon shpenzime shtesë për energji elektrike. Pothuaj çdo dimër pacientët ankohen se radiatorët janë të ftohtë, ndërsa organet kompetente thonë se ngrohja punon.

Edhe nga VMRO-DPMNE–ja opozitare në Kumanovë e përkujtuan ministrin për premtimin e vitit të kaluar.

“Kanë harruar që premtimi për ajër të pastër dhe gazifikimi, ndërsa edhe pas tre vitesh në pushtet në Kumanovë asnjë institucion shtetëror nuk është i gazifikuar, e para se gjithash spitali që pikërisht nga kryetari i komunës Dimitrievski është përmendur si një nga ndotësit më të mëdhenj. Premtimi nga ministri për shëndetësi u bë para një viti, por sot shohim që asgjë nuk është bërë, ndërsa Spitali ka blerë mazut për ngrohje edhe për këtë sezon”, deklaroi Brane Petrushevski, kryetar i komitetit komunal të partisë.

Qeveria para një muaji ka aprovuar 5 milionë denarë për gazifikim të spitalit në Strumicë, ndaj kumanovarët presin të njëjtën ta bëjë edhe për institucionin më të madh shëndetësor në rajonin verilindor që mbulon rreth 200.000 pacientë apo 10 përqind të popullatës së përgjithshme në Maqedoni. Ky ishte një nga premtimet kryesore të kryeministrit dhe politikanët tjerë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, para se gjithash për reduktim të ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor në qytet. Kumanova vitet e fundit është në vendin e krye të qyteteve me ndotje jashtëzakonisht të madhe në shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button