Dadoja që vrau dy fëmijët në New York doli nga koma

Yoselyn Ortega, dadoja e cila në New York vrau fëmijët për të cilët kujdesej të moshës 2 dhe 6 vjeçare dhe më pas tentoi të vrasë veten, ka dalë nga koma. Gruaja mbahet nën vëzhgim në një dhomë të New York Hospital ndërsa pas daljes nga koma pyeti për familjarët e saj.
 
Kevin Krim, babai i dy viktimave e ka shprehur dhimbjen e tij përmes një mesazhi drejtuar miqve, “Faleminderit që na qëndroni pranë, në këto momente e kemi zemrën copë”.
 
Gjithsesi nga ana e hetuesve pritet që gruaja të hedhë dritë mbi arsyet dhe ngjarjen e rëndë, por deri më tani ajo nuk u është përgjigjur pyetjeve të hetuesve për shkak të gjendjes së saj.
 
Sakaq motra e dados vrasëse deklaron për mediat se Yoselyn i donte fëmijët si ti kishte të sajët, ndërsa shton se në muajin shkurt e gjithë familja Krim ka qenë mysafire në shtëpinë e saj dhe se nuk ka parë asgjë jonormale në raportet mes motrës dhe familjes ku punonte si dhe nuk e shpjegon dot se si ka ndodhur ngjarja./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button