Mexhiti në “Javët e biznesit kombëtar” në Preshevë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot mori pjesë në hapjen solemne të panairit “Javët e biznesit kombëtar”, i cili po mbahet në Preshevë nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, me mbështetje të Agjencisë për Zhvillim të Komunës së Preshevës dhe Bujanocit.

Me këtë rast, Mexhiti përshëndeti këtë nismë e cila është iniciuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit dhe e organizatave të saja simotra nga Maqedonia, Shqipëria, Presheva, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, dhe njëherësh potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, gjë që, sipas tij ka qenë edhe pika kyçe që bashkoi vendet e Bashkimit Evropian përmes bashkëpunimit të tyre me thëngjill dhe hekur.

“Këto aktivitete ekonomike kanë rëndësi të veçantë për kombin tonë sepse nëse kompanitë tona dalin të ndara do të kenë treg të kufizuar prej 2-3 milionësh, ndërsa të bashkuar do të kemi një treg prej 7 apo 8 milonësh, dhe kjo është ajo që bashkoi shtetet më të mëdha të Evropës dhe kjo është ajo që na nxit për bashkëpunim të ndërsjellë sa më intensiv”, ka theksuar Mexhiti në fjalën e tij.

Ai ka përuruar edhe nismën për hapje të Zonës së Lirë Ekonomike në Preshevë, e cila sipas tij, paraqet zhvillim ekonomik dhe avancim të mirëqenies socio-ekonomike të rajonit, dhe njëherësh përmendi edhe hapjen e Zonës së Lirë në Tetovë, e cila sipas tij, gjithashtu do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Maqedonisë Perëndimore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button