Villa: Dua të luaj rregullisht

David Villa është i paepur për të fituar më shumë kohë loje te Barcelona, por e kuptoj se kjo nuk do të jetë e lehtë për shkak të konkurrencës së fuqishme për vende në 11-shen e parë.
30-vjeçari luajti në fitoren e mbrëmshme 3-0 ndaj Alaves në kuadër të Kupës së mbretit dhe shënoi një herë për të çuar në pesë numrin e golave këtë sezon, edhe pse ai kryesisht është shfrytëzuar si zëvendësues këtë sezon”.

“Si çdo futbollist, dua të luaj sa më shumë që mundem. Megjithatë, luaj te klubi më i mirë në botë dhe konkurrenca për të fituar kohë në fushë është shumë e egër. Ne luajmë shumë ndeshje dhe ka shumë konkurrencë. Unë jam në dispozicion të trajnerit. Ka edhe një ndeshje tjetër të shtunën”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen kundër Alaves. Po kthehem në formë dhe kjo vërtet është gjë e mirë për mua, ndjehem mirë në fushë”, ka thënë Villa për faqen zyrtare të Barcelonës.

Lajme të ngjashme

Back to top button