Një shkupjane lufton për jetë

Gjashtëdhjetë e tetë vjeçarja Spasena D. me djegie në trup dje në mbrëmje është transferuar në spitalin “Shën. Naumi i Ohrit” në Shkup.

Gruaja është mbajtur për mjekim meqë gjendja e saj shëndetësore është kritike. Sipas policisë, gruaja pësoi gjatë zjarrit i cili dje rreth orës 21 shpërtheu në shtëpinë e vëllait të saj I.D në fshatin Matka e Poshtme, ku ajo ishte mysafir.

Nga stuhia e zjarrtë pësoi vetëm gruaja, vëllai i saj nuk është lënduar, ndërsa flaka dëmtoi edhe një pjesë të shtëpisë. Policia sot do të kryejë hetim dhe do të hetojë se cili ka qenë shkaku për shpërthimin e zjarrit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button