Hashim Thaçi ngushëllon Presidentin Obama

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e humbjes së jetëve të qytetarëve amerikanë, si pasojë e uraganit “Sandy”, që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet: “Shkëlqesia juaj, President Obama. Me dhembje të madhe morëm lajmin tragjik për vdekjen e dhjetëra qytetarëve amerikanë, si pasojë e erërave të fuqishme dhe vërshimeve, të shkaktuara nga uragani ‘Sandy’. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të qytetarëve të Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju, Qeverisë së SHBA-ve, popullit amerikan dhe familjarëve të viktimave të uraganit. Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të rënda për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jenë përkrah jush, duke shprehur ndjenjat më të thella të mbështetjes dhe të solidaritetit”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button