Tiranë, protesta e LGBT-së kundër dhunës në Maqedoni (FOTO/VIDEO)

Aktivistët e grupit që mbron të drejtat e komuniteteve lezbikë, homoseksualë, biseksualë dhe transeksualë, LGBT kanë zhvilluar ditën e sotme një tubim pranë Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë. Ky tubim u mbajt në shenjë proteste kundër shtimit të dhunës ndaj komunitetit LGBT-së në Maqedoni.

Rreth 20 aktivistë të LGBT-së u vendosen pranë Ambasadës me thirrje kundër dhunës ndaj tyre, që u përcollën nën slloganet: “Të lindur në këtë mënyrë”.

Por tubimi i aktivistëve ra pre e sulmit të 25-vjeçarit Redon Maloku, i cili dhunoi dhe kërcënoi dy aktivistë të LGBT-së. Sakaq mësohet që pas sulmit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 25-vjeçarin.

Sulmet dhe diskriminimit ndaj këtij komuniteti janë të shumta edhe në Shqipëri, përkundër thirrjeve për tolerancë nga shoqata dhe qeveria. Pasi mbajtën pankarta në duar që dënonin dhunën e ushtruar së fundmi në Maqedoni ndaj aktivistëve LGBT, përfaqësuesit e tre organizatave hynë në ambasadën e Maqedonisë dhe dor?zuan një deklaratë zyrtare të Rrjetit Rajonal Kundër Homofobisë i përbërë nga 12 shtete nga Ballkani deri në Lindjen e Mesme, përfshirë Shqipërinë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button