“Më mirë me Titon se me Enver Hoxhën” (II)

I nderuar Mlladen, ish shok i Armatës Jugosllave.

Duke përcjellë disa portale serbe mbeta i habiturse si minstri i jashtëm Ivica Daçiç (i njohur si pragmatist e nacionalist)  nëpër sallonet e Brukselit, Londrës e Parisit kerkon lëmoshë dhe thotë se “ne serbët i takojmë familjes europjane. Jugosllavia monarkiste dhe ajo e Titos kanë qenë të orientuara nga Perëndimi.”Është cinike dhe paradoksale që Ivica, pas vizitës në kryeqytetet perëndimore, shkon në Moskë. Në takimet në Kremlin ai shan dhe injoron SHBA-n dhe ‘burokratët Brukselit’. Në takimin me Vladimir Putinin, ai duke u tallur tha se “idealet e Europës në fillim të shekullit XX sollën Luftën e Parë botërore, idealet e Europës sollën Luftën e Dytë botërore dhe tani, në shekullin XXI idealet iluministe të Perëndimit do të sjellin dhe Luftën e Tretë”.

Mlladen! Daçiçi, në takim me minstrin e jashtëm austriak, i tha atij sikur bënte humor: “Kemi informata se B.E. nuk ka zgjerim. Ndoshta shtetet e Ballkanit do të pranohen pas 30 vitesh. Kjo i ngjan asaj përrallës që prindërit i tregojnë fëmijës duke i thënë se kur të rritet e të bëhet 30 vjeç, ai do të bëhet burrë dhe atëherë ai do të bëjë mrekullira. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas 30 vitesh – ose ne do të shkojmë në Europë, ose Europa do të vijë tek ne.”

Në fund Ivica Daçiç, gjithnjë duke u tallur dhe pa iu skuqur fare veshët, i tha: “Siç duket, ne do të hyjmë në Europë para shpërbërjes së Bashkimit Europjan”.

I nderuari shoku im Merxhan. Edhe unë e kam përcjellë atë panel dhe më vjen turp se si një ministër i jashtëm, i cili përfaqëson shtetin e tij,të degradojë nëbisedime zyrtare duke u shprehur me gjuhën e turmës. Unë jam optimist. Kohët e fundit në Europë kanë ndodhur shumë zhvillime politike: Brexit-i, politikat e Trump-it, dyndjet e refugjatëve, etj. Duke parë se Ballkani Perëndimor mund të ndizet si fuçi baruti, 13 shtete të Bashkimit Europjan kanë kërkuar përshpejtimin e antarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pas SHBA që ka dërguar një diplomat të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, më në fund dhe BE ka caktuar një diplomat të posaçëm që të merret me shtetet e Ballkanit.

Mlladen! Me 25 tetor Serbia do të bëhet antare e Traktatit Euro-Aziatik EAWU, ku bëjnë pjesë Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia dhe në fund edhe Serbia – të gjithë shtete autoritare, despotike dhe me probleme ekonomike. Serbia ka mbi 69% marrëdhënie ekonomike me BE, kurse vetëm 7 % me këto shtete. Në fund, shoku im Mlladen, do të ndahemi – ju serbët do të bashkoheni me lindjen, kurse ne shqiptarët me Perëndimin. Kjo më duket tragjikomike, si Shqipëria e Enver Hoxhës, e cila duke qenë në zemër të Europës, u largua, u vetizolua nga Europa dhe, siç shkruante shkrimtari i famshëm shqiptar Ismail Kadare, në periudhën komuniste Shqipëria ishte mes Koresë së Veriut dhe Kinës. Diktatori Enver Hoxha thoshte: “Ne nuk ia shtrijmë dorën kurrë Perëndimit. Do të hamë edhe bar, por nuk do të largohemi nga parimet marksiste-leniniste dhe idealet staliniste.” Siç duket edhe ju, duke qenë në zemër të Europës, në vend që t’i bashkoheni asaj, do të shkëputeni nga familja europjane dhe do të hyni në unionin euro-aziatik.

Shqiptarët në BE, serbët në EAWU

Pra, me sa duket, edhe me ju do të ndodhë ajo që ndodhi me Shqipërinë komuniste. Edhe ju serbët në fund do të pranoni ‘të hani bar’ por nuk do të shkëputeni nga vëllezrit tuaj që jeni të një gjaku, të një besimi dhe të një geni. Ju serbët jeni të prirur të mos shkëputeni nga mitet e idolet dhe të adhuroni mbretëritëmesjetare dhe liderët despotikë të regjimeve totalitare siç janë Sllobodan Millosheviçi dhe Vladimir Putini.

Pra, i nderuari ish-shok Mlladen, është e drejta e popullit serb që të vetvendosë nëse do të shkojë me Lindjen ose me Perëndimin. Në shqiptarët si fqinjë ju dëshirojmë paqe dhe progres.

Shoku im Merxhan!Në qoftë se serbët vendosin të shkojnë me Rusinë dhe vendet e tjera të EAWU-s, ju shqiptarët nuk duhet të ngazëlleheni, por mendoj se duhet të brengoseni. Më kujtohet, Merxhan, shkrimi i romancierit, publicistit e politikanit Vuk Drashkoviç në një revistë në vitet 90-të, ku mes tjerash thoshte: “Serem ti državu koja je na granici, sa bugarskom i rumunskom” (“E ‘pështyfsha’ shtetin qëështë në kufirin me Bullgarinë dhe Rumaninë”).‘Mos u ngazëlleni kur fqinjin tuaj e godet ndonjë fatkeqësi’, thotë Shën Agustini. Në vitet ’80-të kam lexuar një intervistë të dhënë nga ambasadori ynë në Tiranë, i cili kishte zbuluar se çdo mëngjes Enver Hoxha lexonte rregullisht shtypin duke pritur lajme që Jugosllavia të shpërbëhej. Mirëpo ai nuk e dinte se kur të fillonte ‘sunami’ dhe të ndodhte shpërthimi, do t’i shkonte koka edhe atij dhe në fakt më në fund ashtu ndodhi.

“Po të mos shëmbej komunizmi, Jugosllavia e Titos dhe Shqipëria e Enver Hoxhës do të ekzistonin edhe 100 vjet”

Merxhan! Siç të kam treguar, në periudhën e ish-Jugosllavisë kam qenë me identitet jugosllav dhë pët këtë nuk jam penduar. Në ish-Federatën Jugosllave të gjithë shtetasit jugosllavë kishin pasaportëqë u jepte mundësi të udhëtonin pa viza kudo në Perëndim dhe në Lindje. Na kishin zili edhe vetë perëndimorët. Qytetarët jugosllavë që punonin në Perëndim drekën e hanin në Berlinin perëndimor, kurse darkën në Berlinin lindor. Më ka treguar një kushëriri im që punonte gjatë viteve 70-të në Berlinin perëndimor se shumë familje gjermane, duke parë se ne jugosllavët udhëtonim të lirëdhe e kalonim weekend-in në Gjermanin Lindore (DDR), na jepnin peshqeshe për festa, paketa dhe të holla që t’ua dërgonim familjeve dhe të afërmve të tyre në anën tjetër të kufirit. Ata habiteshin se si ne jugosllavët jetonim më mirë se amerikanët në ambientet e Perëndimit dhe të Lindjes.

I nderuari Merxhan! Po të mos shpërbëhej Jugosllavia, ne do të antarësoheshim të parët në BE. Të gjithë popujt e ish-Federatës Jugosllave janë humbës, ndoshta me përjashtim të Sllovenisë.

Mlladen! E di që ju serbët keni nostalgji për Jugosllavinë e Titos. Elita intelektuale dhe shumica e popullit serb thonë se, qysh pas pavarësisë nga Perandoria Osmane, serbët kanë jetuar më së miri në Federatën Jugosllave. Por, siç dihet, ata që e formuan Jugosllavinë e parë me 1919, ishin vetë aktorët që e shkatërruan më vonë.

Ne shqiptarët, me shpërbërjen e Federatës Jugosllave dolëm të fituar. Në periudhën e dy shteteve, siç ishte monarkia jugosllave serbo-kroate dhe Jugosllavia socialiste, kemi qenë të robëruar. Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane gjysma e kombit shqiptar mbeti nën Jugosllavinë monarkiste. Jugosllavia e parë dhe Jugosllavia e dytë ishin shtet i popujve sllavë; shqiptarët ishin të përjashtuar si popull jo-sllav. Ne shqiptarët duhet tëishim të barabartë me popullsinë sllave në formimin e Jugosllavisë po të kishim republikë si popujt sllavë.

Merxhan, mos harro se Sllobodan Millosheviçi dhe Franjo Tuxhmani ishin aktorë që e shpërbënë Jugosllavinë. Por po të mos shpërbëhej komunizmi atje ku lindi, domethënë në Bashkimin Sovjetik, Jugosllavia federale dhe Shqipëria e Enver Hoxhës do të ekzistonin sot e 100 vjet. Unë lexova artikullin mbi Unionin Ballkanik, ku thuhet se BE po përpiqet që shtetet e Ballkanit Perëndimor të krijojnë një Union të ngjashëm sikur ishte Federata Jugosllave.

Merxhan! E them me bindje të plotë se potë mos shpërbëhej Jugosllavia, të gjitha ish republikat e saj dhe Kosova do të kishim hyrë të parët në Unionin Europjan. Do të kishte qenë më mirë për ne serbët e Serbisë, sepse së bashku me serbët e Bosnjës, Kroacisë dhe Kosovës do tëishim në BE. Edhe ju shqiptarët – Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët e mbetur në ish republikat jugosllave do të ishit së bashku si komb në Bashkimin Europjan.

LEXO: Pjesa e parë

Autor: Merxhan Jakupi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button