“Më mirë me Titon se me Enver Hoxhën” (I)

(Korrespondencë me ish shokun tim të Armatës Jugosllave)

(Pjesa I)

I nderuari shoku im Mlladen!

Dihet gjërësisht se të gjithë sllavët e jugut kanë të njëjtën etnogjenezë, me pak dallime kulturore,dhe të njëjtën gjuhë ,me pak ndryshime dialektore. Mirëpo duhet pranuar fakti se gjatë dekadës së fundit të shekullit XX ata e kanë përgjakur historinë. Ata bënë ndërmjet tyre luftra të tmerrshme, krime, masakra, dhunime fizike e psikologjike dhe spastrime etnike, ndërkohë që sllavët e Europës Lindore dolën më vehte pa derdhur asnjë pikë gjak.

Unë nuk kam urrejtje ndaj asnjë populli dhe asnjë grupi etnik. Por sipas historiografëve dhe studjuesve të Euopës Juglindore, liderët nacionalistë e shovinistë ballkanas, pas Luftës së Dytë Botërore bënë luftë më të tmerrshme. Për këtë ata më së shumti fajsojnë liderët nacional-komunistë serbë. Publicisti e studjuesi i njohur Veton Surroi pohoi në studion serbe KVAKA se që nga Mbledhja e 8-shes “Kobna 8 Sednica”, liderët serbë kanë të njëjtën retorikë, vazhdojnë të flasin me të njëjtën gjuhë. Po në të njëjtën studio KVAKA, moderatorja e pyeti liderin e opozitës serbe Dragan Xhillas të SDS në lidhje me Kosovën dhe ai mbante të njëjtin qëndrim dhe mbronte tezën se Kosova është Serbi.

XXX

Miku im i nderuar (ose armiku im i nderuar) Merxhan!

Është e vërtetë se ne sllavët e jugut kemi të njëjtin gjen dhe të njëjtën prejardhje gjuhësore, por gjatë gjithë historisë kemi qenë të ndarë, kemi pasur përplasje dhe kemi bërë luftë mes vetes. Ne jemi të ndarë nëdy qytetërime: perëndimor dhe lindor. Te serbët ekziston maksima se serbët në luftra kanë qenë gjithmonë fitues, kurse në paqe kanë qenë çdo herë humbës. Tragjedia ka filluar kur fuqitë e mëdha me Traktatin e Versajës formuan shtetin e sllavëve të jugut – Jugosllavinë. Dua të shtoj, Merxhan, se dhe ju shqiptarët e pësuat duke ju futur në një familje sllave ku pjestarët e saj ishin të hasmuar me njëri-tjetrin dhe nuk donin të jetonin në një shtet artificial, ndonëse ishin të një gjaku, të një gjuhe e të një gjeni. Kurse ju shqiptarët nuk ishit as fis as farë me ta, nuk kishit asgjë të përbashkët me sllavët e jugut. Aktorë dhe protagonistë për formimin e një shteti të përbashkët sllav kanë qenë edhe serbët, përveç Francës dhe Rusisë.

Në Luftën e Parë Botërore sllovenët dhe kroatët kanë qenë aleatë me FuqitëCentraliste – Gjermaninë, Austro-Hungarinë, Perandorinë Osmane dhe Bullgarinë, kurse Serbia ishte aleate me ENTANTE-n. Ushtritë serbe luftuan deri në Vienë e Trieste. Po ashtu dhe në Luftën e Dytë Botërore shumica e kroatëve dhe sllovenëve kanë qenë me Berlinin dhe Romën. Sipas historianëve serbë, po të mos ishte ushtria serbe qëi çliroi këto dy republika sllave, Austria dhe Italia do t’i kishin aneksuar ose të paktën do t’u merrnin territore.

Në Konferencën e Versajës kufijtë e Ballkanit janë caktuar brenda natës pa vullnetin e popujve. Unë kam lexuar nga një intelektual, një historian modern serb që thotë se pasi Serbia mori Kosovën dhe Maqedoninë, shqiptarët ngritën krye dhe u rebeluan. Në periudhën e monarkisë jugosllave disa politikanë modernë të spektrit të majtë kanë pohuar se ‘arnautët në të ardhmen do të ngrenë krye dhe nuk do të kemi mundësi ta mbajmë gjysmën e popullit’. Ka pasur mendime që provincat etnikisht të banuara me popullsi shqiptare t’i kthehen Shqipërisë me kusht që si kompensim Serbia të ketë dalje në det në bregdetin shqiptar.

Mlladen! Kam lexuar nga politologët dhe studjuesit serbë se një nga tragjeditë që ka pasur populli serbështë humbja e Kosovës. Po t’i hiqnin Serbisë Vojvodinën që nuk ka qenë kurrë tokë serbe, ose dhe pjesë të tjera të terrritoreve serbe, humbjet nuk do të ishin aq tragjike. Serbia ishte e gatëshme të jepte territore të tjera, por jo Kosovën. Humbja e Kosovës ishte si një apokalips, një nga humbjet më tragjike në historinë e Serbisë.

“Sipas serbëve, Kosova ka ngelur si mit.”

“Më fal, Mlladen, që potë ndërpres, por është mit i rrejshëm.”

“Të kuptoj, Merxhan. Sipas historisë, kur sllavët erdhën së pari në Ballkan, si gur themeli i shtetit të tyre ishte Rashka, kryeqyteti i principatës mesjetare të Duklës, dhe pastaj principata e zgjeruar në Kosovë.”

“Mlladen! Nuk dua dhe nuk më takon mua të merrem me mite e stereotipe; me këto le të merren historianët. Por dhe sikur të kishte qenë Kosova territor serb, ajo nuk ishte pa banorë autoktonë. Banorët autoktonë të atyre tokave ishin fiset ilire. Gjatë historisë ka pasur evoluime, shtegtime fisesh dhe dyndje. Disa popuj janë zhdukur. Shembull: aztekët e majat në Amerikë, grekët e vjetër, etj. Ne serbët dhe ju shqiptarët jemi në listën e popujve që do të zhduken. Siç ka filluar, Merxhan, fluksi në rritje i shpërnguljeve, ikja dhe zbrazja masive e fshatrave dhe qyteteve tregon se pas disa shekujsh do të vijnë popuj nga Azia dhe Afrika dhe do t’i popullojnë tokat e zbrazëta.”

Më tej Mlladeni shpjegon: “Humbja e Kosovës ndodhi sepse Sllobodan Millosheviçi kreu krime e masakra ndaj qytetarëve të vet. Në fund humbi legjitimitetin, moralin, të drejtën për të qeverisur një popull që tenton ta çfarosësh dhe ta fshish nga faqja e dheut.”

Tragjedia e Kosovës ka filluar me rezolucionin e Informbyrosëkur Titoja u shkëput nga Stalini.

XXX

“Merxhan! Lexova nga një profesor në Universitetin e Beogradit, i cili shkruan se Kosova është një kartë e djegur. Duhet të ndërtojmë paqe e harmoni midis dy popujve – serbëve dhe shqiptarëve. Profesori serb shkruan: “Po të kishte Kosova dy milionë serbë dhe njëqind mijë shqiptarë, sigurisht që Kosova do të ishte Serbi. Mirëpo, për fat të keq, Kosova ka dy milionë shqiptarë dhe më pak se njëqind mijë serbë.” Profesori vazhdon më tej duke thënë se “tragjedia e Kosovës ka filluar natën e kobshme të janarit 1949 me Rezolucionin e Informbyrosë kur Titoja u shkëput nga Stalini. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore udhëheqësit dhe gjeneralët komunistë ishin të ndarë nëdy rryma, në dy fraksione. Pjesa më e madhe e serbëve dhe e malazezëve i takonin fraksionit konservator pro-rus, linjës së hekurt staliniste, kurse udhëheqëit komunistë liberalë kroatë e sllovenë, siç ishin Titoja, Eduard Kardeli, Gjilasi,etj., ishin pro-europjanë. Në fund fitoi rryma liberale: Titoja vendosi të shkëputej nga Stalini. Një ndër tabutë që kanë mbetur, sipas akademikëve dhe historianëve serbë, është se nata e Rezolucionit të Informbyrosë solli tragjedinë për popullin serb se në të ardhmen Serbia do ta humbiste Kosovën.

Profesori i Universitetit të Beogradit vazhdon më tej: “Për serbët do të kishte qenë më mirë të kishin qënduar në kampin komunist të Stalinit se të humbisnin Kosovën. Po të ishin me Traktatin e Varshavës, Kosova sot do të kishte dy milionë serbë dhe njëqind mijë shqiptarë të asimiluar. Po të fitonte frasksionipro-rus, serbët do të kishin dominancë, hegjemoni, unitarizëm dhe etatizëm serbomadh. Siç dihet, serbët do të përdornin doktrinën dhe politikën demografike të Stalinit – deportimin. Një pjesë të shqiptarëve do ta shpërndante nëpër republikat e Bosnjës, Kroacisë e Serbisë, kurse një pjesë në Turqi dhe Shqipëri. Pikërisht këtë politikë demografike asimiluese kishte zbatuar lideri komunist i Bullgarisë Teodor Zhivkovi me komunitetin turk.”

“Arnautët e Kosovës duhet t’i bashkangjiten Shqipërisë”

Mlladen! Ka pasur tentativa që pas ndihmës që Partia Komuniste Jugosllave i dha komunistëve shqiptarë për formimin e partisësë tyre komuniste, Titoja propozoi qësi fillim të krijohej njëKonfederatëBallkanike me pjesëmarrjen dhe të Bullgarisë e të Shqipërisë. Mirëpo Stalini ishte kundër një Federate Ballkanike të zgjeruar. Lideri komunist bullgar Georgi Dimitrov, i cili donte, si Titoja, të shkëputej nga Stalini, thuhet se u helmua nga Stalini më 1949.Atëherë, pas dështimit të konfederatës ballkanike, Titoja i propozoi Enver Hoxhës që Shqipëria t’ibashkangjitej Federatës Jugosllave si republikë e shtatë e saj. Me këtë do të zgjidhej kështu çështja e ‘arnautëve’ tanë në Jugosllavi. Siç dihet, sipas disidentit komunist malazez Millovan Gjilas, Titoja kishte thënë që në fillim se pas mbarimit të luftës arnautët do të vetvendosin. Skenari ishte i tillë që pas formimit të republikave të Federatës Jugosllave, edhe arnautët duhet të kishin republikën e Kosovës ose do t’i bashkangjiteshin Shqipërisë. Por në bisedimet mes Titos, Kardelit dhe Gjilasit është arritur mendimi i përbashkët se zgjidhja më e mirë do të ishte që arnautët e Kosovës t’i bashkangjiten shtetit amë – Shqipërisë, pasi shqiptarët si etnitet nuk kanë asgjë të përbashkët me sllavët. Përveç kësaj, si muslimanë do të ishte e vështirë që shqiptarët të integrohen në familjen slave, në shtetin e përbërë nga jugo-sllavët.

Merxhan! Kam lexuar nga një historian i njohur serb në lidhje me Rezolucionin e Informbyrosë se, para vendimit për shkëputjen nga Moska, Titoja ka ngarkuar një këshilltar të ambasadës jugosllave në Tiranë që të bisedojë me qeverinë shqiptare që në mbledhjen e Informbyrosë të shkëputet edhe Shqipëria bashkë me Jugosllavinë, duke premtuar që Jugosllavia do ta mbronte Shqipërine nga invazioni rus dhe do ta shpëtonte nga bastioni stalinist.

Shqipëria – Republikë e Shtatë në Federatën Jugosllave

Mlladen! Ka pasur tentativa nga Beogradi që Shqipëria të bëhej Republikë e Shtatë. Para mbledhjes së Informbyrosë Titoja i ka dërguar letër Enverit që së bashku të shkëputen nga lajkat, intrigat e trillimet e Despotit. Pas vendimit të Informbyrosë, Shqipëria nëse dëshiron mund të hyjë në Federatën Jugosllave si republikë e shtatë. Titoja i shkruante Enverit: “Mos i beso dhelprës aziatike se ne e njohim mirë. Ai bastard e bir kurve do të na gllabërojë të dyve.” Sipas Gjilasit, Titoja e urrente Stalinin, kishte antipati ndaj mustaqeve të tij, por dhe  Stalinie urrente Titon. Në një takim Titoja kishte përsëritur shprehjen “Gospodin Stalin” (“Zoti Stalin”) që Stalinit nuk i kishte pëlqyer.

Merxhan! Në qoftë se Shqipëria do t’i ishte bashkangjitur Federatës Jugosllave, fati i gjithë kombit tuaj do të ndryshonte në disa drejtime. Së pari, shqiptarët e Shqipërisë nuk do të jetonin për 40 vjet në një garnizon ushtarak, në një geto dhe bastion stalinist.  Së dyti, gjysma e kombit shqiptar që jetonte në Jugosllavi nuk do të ishte diskriminuar, shtypur e trajtuar si qytetarë të rendit të dytë. Shqiptarët të bashkuar do të ishin faktor i rëndësishëm dhe do të bënin përparime në të gjitha fushat, në ekonomi, kulturë, arsim, etj. Po t’i bashkangjitej Shqipëria Federatës Jugosllave, si opsion do të kishte dy republika – Kosova dhe Shqipëria, dhe të dyja së bashku do të përbënin një njësi federale – Republika e Shqipërisë. Kjo do të ishte sidomos në interesin e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe të republikave tjera, sepse ata do të kishin shtetin e tyre mbrenda Federatës Jugosllave, ku do të mbroheshin nga statuti i saj dhe në fund nuk do të kishte eksod, shpërngulje në Turqi. Federata Jugosllave do të kishte 6 milionë shqiptarë.

Mlladen! Siç duket, ti paske hapur kutinë e Pandorës. Do të ishte mirë që paraprakisht të ishe këshilluar me Edi Ramën ose me Ramush Haradinajn. Mlladen, Enver Hoxha ka qenëarmik i përbetuar i Titos. Shqipëria ishte e para që denoncoi Rezolutën e Informbyrosë. Për Hoxhën Titoja ishte një mikroborgjez. Ai e urrente sidomos kur Titoja kapardisej nëpër sallonet e Perëndimit – në Londër, Paris, Berlin, etj. me puro kubane në gojë dhe me gotë uiski në dorë duke imituar Winston Churchill-in.

Merxhan! Po të bashkohej Shqipëria me ne si republikë e shtatë, pas eleminimit nga skena politike të komunistëve pro-stalinistë, do të eleminohej edhe Enver Hoxha. Publicisti Millovan Deder shkruan se Enveri ishte i përkëdheluri i rrymës konservatore staliniste serbo-malazeze. Pas Rezolutës së Informbyrosë, ata ishin të bindur se Ushtria e Kuqe do ta pushtonte Jugosllavinë. Pas tentativave të dështuara të disa komplloteve, Titoja i burgosi udhëheqësit komunistë dhe gjeneralët pro-stalinistë nëishujt Brijuni. Ashtu do të ishte edhe fati i Enver Hoxhës. Nga të gjithë kundërshtarët e tij politikë, Titoja ka burgosur e internuar, por nuk ka pushkatuar asnjë. Pas ardhjes së Nikita Hrushovit më 1954 në Beograd dhe përmirësimit të marrëdhënieve, Titoja i rehabilitoi dhe i amnistoi shumicën e kundërshtarëve dhe të burgosurve politikë.

Mlladen! Siç dihet, më në fund do të ndodhte shpërbërja me më shumë pasoja dhe tragjedi.

Merxhan! E prisja dhe e dija se do ta theksoje këtë fakt. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, do t’i vinte radha edhe Federatës Jugosllave, sepse i takonte epokës së kaluar. Po të ishte edhe Shqipëria pjesë e Federatës Jugosllave si republikë e shtatë, ndoshta Federata nuk do të shpërbëhej me luftë. Unitarizmi hegjemonist serb do të ishte më i dobët. Shqiptarët, kroatët dhe sllovenët do të kishin më shumë influencë në Federatë. Po të ndodhte skenari siç ndodhi pas shpalljes së pavarësisë së republikave ish-jugosllave, edhe Republika e Shqipërisë së bashku me Kosovën, e ndoshta dhe me shqiptarët e Maqedonisë perëndimore, do të fitonin pavarësinë që do të ishte shumë më mirë.

Shkruan: Merxhan Jakupi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button